KARAKAS - Gjashtë persona mes tyre dhe Miss Turizmi i Venezuelës, Genesis Carmona, humbën jetën në protestat që po zhvillohen në Venezuelë.
Protestues të shumtë kanë dalë në protesta kundër presidentit të vendit Nicolàs Maduro, pas arrestimit të liderit të opozitës Leopoldo Lopez.
Mes personave që kanë humbur jetën është edhe Genesis Carmona, Miss Turizmi në Venezuelë.
23-vjeçarja merrte pjesë në protesta kur është qëlluar me plumb në kokë.
Protestuesit janë shprehur se janë të lodhur nga qeveria aktuale dhe prandaj protestojnë, që Maduro të largohet dhe ata të rifitojnë lirinë.

(Në foto: Miss Venezuela duke u transportuar në spital ku humbi jetën pasi u qëlluar me një plumb në kokë)
Gjithashtu, protestuesit shprehen se motivi kryesor që ata kanë dalë në protesta është që të mbrojnë liderin e opozitës Leopoldo Lopez, pasi ai ka protestuar gjithmonë për një Venezuelë më të mirë.
Lopez, ditën e martë ka marrë pjesë në një protestë të organizuar kundër qeverisë edhe pas mandatit të arrestit të dhënë kundër tij. Autoritetet vendase e konsiderojnë liderin e opozitës përgjegjës të vdekjes së 3 personave gjatë protestave të javës së kaluar.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com