Mister, denoncimi: 4 shqiptarë
peng në Kretë,Policia: S'dimë gjë

Mister, denoncimi: 4 shqiptarë<br />peng në Kretë,Policia: S'dimë gjë
TIRANE  - Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur me 4 shqiptarë që jetojnë në Kretë të Greqisë. Familjarët e Klodian Markut denoncuan në TVA1 Report se djali i tyre së bashku me 3 shokë janë marrë peng nga një shtetas grek i cili i akuzon për grabitjen e banesës. Nga ana e saj ministria e Brendshme greke dhe Ambasada shqiptare të kontaktuar nga gazetari ynë në Greqi Ardi Stefa thotë se nuk kanë dijeni. 

Familja Marku nga Thumama e Krujës denoncoi rrëmbimin dhe mbajtjen peng të djalit të tyre, Klodian Marku dhe 3 shokëve të tij nga një shtetas grek në Kretë të Greqisë mbrëmjen e djeshme (18 maj) në redaksinë e TV A1 Report dhe Shqiptarja.com, ndërsa sot në mëngjes në një intervistë për A1 Report, Gerald Marku tregoi dhe detaje të këtij rrëmbimi. Sipas tij pronari grek kujton se Klodiani i ka vjedhur shtëpinë dhe kërkon 25 mijë euro për lirimin e tij. Ai i kërkon ambasadës të ndërhyjë. Mbrëmë denoncimi në TV A1 Report u bë dhe nga Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi. Disa orë më pas nga familjarët është dhënë dhe versioni se shqitparët mund të kenë mundur të arratisen.

DENONCIMI I GERALDIT PER TVA1 REPORT
“Pronari grek akuzon se i kanë vjedhur shtëpinë, por në momentin kur është bërë grabitja Klodiani ka qenë në gjumë, dhe kur policia ka shkuar ta marrë ai ka qenë në gjumë. Pasi është shoqëruar në polici, është nxjerrë pasi nuk ka pasur prova se ai është autor i grabitjes. Vetë pronari i ka kërkuar policisë të lirojnë shqiptarët dhe pasi i ka marrë i ka dërguar në një mal të Kretës ku i ka rrahur në mënyrë çnjerëzore” - thotë Geraldi në një prononcim për Tv A1 REPORT.

Sipas tij pengmarrësi pretendojnë se Klodiani i ka grabitur shtëpinë, dhe kërkonë 25 mijë euro në këmbim të lirimit, ndryshe kërcënon se do ta ekzekutojnë brenda 24 orëve. Marku bën apel për ndihmë dhe i kërkon ambasadës shqiptare në Greqi të ndërhyjë pasi vëllai i tij  është i pafajshëm dhe nuk është ai përgjegjës për grabitjen.

SI KA NDODHUR REMBIMI

Sipas denoncimit 18 vjeçari, i rrëmbyer është Klodian Marku, i cili kishte 8 ditë që kishte shkuar në Greqi, dhe 3 shokë të tij. Ata mbahen peng nga pronari grek në Kretë të Greqi. Klodian Marku është arrestuar nga policia greke të premten (18 maj) sipas denoncimit të vëllait, si i dyshuar për grabitje banese por pasi nuk ka gjetur prova është lënë i lirë, ndërkohë vetë pronari i ka kërkuar policisë të lirojnë shqiptarët dhe pasi i ka marrë i ka dërguar në një mal të Kretës ku i ka rrahur në mënyrë çnjerëzor dhe i ka mbajtur peng duke i thënë se nëse nuk kthejnë paratë e grabitura do i ekzekutojë.

DENONCIMI I KANDIDATIT PER DEPUTET
Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi pohoi mbrëmë për TV A1 Report se një qytetar e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ndihmë sepse i kishin rrëmbyer vëllanë, 18 vjeç në Kretë, pasi familja greke ku ai banonte, pretendonte se i kishte grabitur shtëpinë.

FAMILJA MARKU: KLODIANI PO MBAHET PENG NA NDIHMONI

Në redaksinë e TV A1 Report (po mbrëmjen e 18 majit) ka mbërritur dhe telefonata nga familja e Klodianit. Vëllai i Klodianit, Gerald Marku ka bërë apel për ndihmë në TV A1 Report dhe ka thënë se vëllai i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai përgjegjës për grabitjen.

“Vëllai po mbahet peng, pengmarrësit kërkojnë t’i paguajmë 25 mijë euro brenda 24 orëve ose ata do ta vrasin Klodianin. Ju lutem lajmëroni Ambasadën shqiptare në Greqi, policia greke nuk është në dijeni për rrëmbimin e Klodianit, ajo duhet ta marrë në mbrojtje atë pasi ai është i pafajshëm.”- tha Gerald Marku.

Nëna e Klodian Markut, në në prononcim telefonik për A1 Report tha se pronari grek e ka torturuar. Nëna e Klodianit përsëriti apelin për ndihmë dhe duke thënë se ai nuk ka dorë në grabitjen e shtëpisë së rrëmbyesve.

Lajmi fillimisht u publikua në 02:00 të 19 majit dhe u përditësua në orën 10:00 

Redaksia Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë