Anija “Blue Sky M” me rreth 700 emigrantë sirianë në bordin e saj, e cila dha alarmin në orët e para të mëngjesit për praninë e disa personave të armatosur në bord, ka ndryshuar drejtim për në brigjet e Pulias.
Menjëherë pas marrjes së sinjalit, ministria e Mbrojtjes së Greqisë ka dërguar dy helikopterët. Por pasi helikopterët kanë arritur tek anija e quajtur “Blu Sky”, kanë vërejtur se aty nuk ndodhej ndonjë person në bord.
Burime nga Rojet Bregdetare të shtetit Helen bëjnë me dije se sinali nuk u dha nga stafi i anijes por nga një telefonatë, e cila shkaktoi dhe mobilizimin e autoriteteve greke.
Personi që telefonoi tha se nuk kishin ujë, batanije dhe ushqim. Pilotët e dy helikopterëve nuk kanë arritur që të shohin ndonjë person në bord, gjë kjo që intesifikon misterin e asaj që ndodhi në bord. Ndërkohë, për momentin anija “Blue Sky M” po ecën në drejtim të bregut të korfuzit me shpejtësi të ulët.
Gjithashtu, autoritetet helene thanë se nga pamja e parë, anija duket se nuk ka pasur problem. Mediat greke bëjnë me dije se refugjatët mund të jenë nga Siria, dhe po udhëtonin nga Turqia për në Kroaci.
/Shqiptarja.com

VIDEO