TIRANË - Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha përmes një deklarate për media pohoi se është kërcënuar nga Emiliano Shullazi i cili sipas tij është frymëzuar nga Kryeministri Rama, me qëllim që opozita të heshtë, forcat e sigurisë për ruajtjen e tij janë shtuar. Por ajo se çfarë mbetet mister është se kush dhe ku kërkoi shtimin e forcave të sigurisë që ruajnë kreun e opozitës shqiptare.
Ndërkohë që policia bën me dije se nuk ka pasur në asnjë moment kërkesë nga Prokuroria për marrjen në mbrojtje të Bashës, vjen edhe konfirmimi i Ministrisë së Brendshme.
Përmes një komunikate për shtyp Ministria e Brendshme thekson se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Prokuroria për mbrojtjen e Bashës, por është shtuar një efektiv i gardës në ruajtjen e tij pas kërkesës nga shefi i shoqërimit të vetë kreut të PD.
Por kjo histori nuk ka mbetur me kaq, menjëherë pas publikimi të komunikatës, ka reaguar edhe Partia Demokratike duke e përgënjeshtruar Ministrinë e Brendshme.
“Pretendimet e MB, janë gënjeshtër. Shtimi i sigurisë nuk është bërë me kërkesë të stafit të Bashës.”- thuhet në reagimin e thatë të Partisë Demokratike, e cila nuk sqaron se kush e kërkoi shtimin e efektivëve që ruajnë kreun e opozitës.
Ndërsa ende vijon të mbetet mister se kush dhe ku kërkoi marrjen në mbrojtje të Bashës, ajo që dihet me siguri është se janë shtuar efektivët që ruajnë kreun e opozitës, pas kërcënimeve nga i forti i Rrugës së Kavajës, Emiljano Shullazi.
Kërcënimi ndaj Bashës, është bërë edhe shkak i një takimi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kryepolicit të Tiranës, Ardian Çipa.
Më herët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është depozituar një kallëzim penal nga deputetja Ademi, e cila ka denoncuar kërcënimin e pretenduar nga Partia Demokratike të Emiljano Shullazit për liderin e opozitës Lulzim Basha.
Pretendimi i deputetes së partisë Demokratike është se, ka marrë mesazhe kërcënuese nga Emiljano Shullazi, ku opozita e ka lidhur emrin e këtij të fundit me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO