Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacionet fetare! Ende asnjë ndërtim në Thumanë...afishon 'super burokracitë'

TIRANË - Kur kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, akoma nuk kuptohet si do të përdoren fondet e mbledhura nga fondacionet fetare në vend.

Në komitetin e rindërtimit, mbajtur më 9 dhjetor 2019 në kryeministri, Elvis Naçi imami i cili drejton dhe fondacionin bamirës "Firdues" deklaronte se nga donacionet e shqiptarëve ai kish arritur të mbledhë 6 milion euro dhe shpresonte që shifra të arrinte në 10 milion euro, shumë e destinuar, sipas premtimit të tij, për të rindërtuar shtëpitë në Thumanë.

Por në Thumanë, ku u shkaktuan edhe 24 viktima, e vetmja gjurmë që gjen nga ky aktivitet bamirës është një afishe e vendosur në hyrje të Njësisë Administrative Thumanë.

Me logon "Firdeus" njoftimi pa datë, pa një adresë dhe pa asnjë të dhënë zyrtare njofton banorët se ka filluar ''regjistrimi i banesave të dëmtuara dhe të pabanueshme nga grupi i ekspertëve të Firdeus''.

Njoftimi i afishuar nga fondacioni 'Firdeus'

Njoftimi nuk thotë se për çfarë do shërbejë ky regjistrim, apo kur do të nisë rindërtimi i shtëpive, për të cilat u janë mbledhur paratë shqiptarëve në emër të viktimave dhe të të prekurve në Thumanë.

Në këtë listë të gjatë dokumentesh janë 7 kërkesa të cilët duhet të plotësojnë banorët dhe ata që do mashtrojnë thuhet në këtë njoftim do të skualifikohen automatikisht. Mes dokumenteve kërkohen: Kartë identiteti, certifikatë familjare, certifikatë pronësie të banesës nëse kanë, certifikatë të tokës nëse nuk kanë të banesës, kërkesë për legalizim nëse nuk kanë certifikatë pronësie të banesës, akt konstatimi nga çdo lloj institucioni shtetëror mbi dëmin e shkaktuar nga tërmeti 26 nëntorit nëse e disponon, çdo lloj dokumenti që tregon se kanë në familje persona me probleme shëndetësore apo me aftësi të kufizuara.

Hedhur një sy kësaj liste me dokumente, fondacioni "Firdues" duket se po vendos një burokraci të fortë, pasi kërkon letra njësoj si shteti, por nga ana tjetër shteti ka lënë një afat për rindërtimin.

Rindërtimi shtetëror do të nisë pas Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt 2020 në

Bruksel, ndërsa milionat e eurove që shqiptarët kanë dhuruar fondacionit privat, nuk dihet ende se ku po qëndrojnë dhe nëse në rindërtim do të vendosen edhe interesa bankare që ndërkohë mblidhen nëpër llogari kur fondet mbeten të papërdorur.

Po ashtu, hedhur një sy faqes së fondacionit "Firdeus", nuk ka asnjë të dhënë për datën e rindërtimit apo për fondit e mbledhur deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 31/01/2020 11:04

    Elvisi nuk ka shkop magjik o zoterinj, ai asht fantastik dhe ska dyshim qe gjitha paret do shkojne ku duhet

    Përgjigju
  • edi: 31/01/2020 02:44

    Hoxhe me kostum Civil kemi pare Nacin So Hoxhet e veshur si Turq ,jane te nje Niveli.Kapish

    Përgjigju
    • Jim Morrison: 31/01/2020 07:52

      Ik e mso me fol shqip iher e pastaj folim ;) kapish ;)

  • Proka: 30/01/2020 22:24

    Elvis Naci bene pune te ndershme,ai vete ka deklaruar se do te beje tranparente te gjitha ndertimet ,nuk kam dyshim fare qe do kete keqperdorime te fondeve qe u mblodhen per te ndihmuar te prekurit nga termeti. Une sjam fetare por i besoj si person,sjellja e tij eshte humane.

    Përgjigju
  • Lida: 30/01/2020 19:10

    feja eshte e ndare nga shteti e para kjo e dyta nuk ka ligj te kontrolloj donacionet fetare me sakt nuk eshte i lejueshem qe shteti ta beje kete gje ne shumicen e vendeve boterore. Tjetra media nuk ndderhyn kurr te donacionet fetare dhe e fundit ky mund mos te jet serioz por ju kexoni me shume mbi rolin e fese dhe kompetencat e saj te cilat jane te ndara me shtetin dhe mediat.Kur botoni nje artikull informohuni mbi te drejtat qe kini dhe deri ku shkojne ato.Keni pare qe tv italiane te meren me fene kurre pervec krimit ose pedofilise por dhe kjo e rezervuar.Nuk mund ti besohen parate e donacioneve fetare nne llogarie bankare qeveritare sic do ta bej Kryeministri ti mbledh ne nje dore dhe ti bej rrush e kumbilla dhe ky shkrimi juaj ndaj eshte bere .Mua sme hyn gje ne xhep as e njoh kete fondacion por ju shpjegova dy gjera nese me lejohet dhe nese e publikoni

    Përgjigju
    • Bob bob: 13/04/2020 10:04

      Pershendetje. Me fal qe po nderhyj. Puna eshte se ne shqiptaret me fondacionet u vrame me njeri tjetrin ne 97.Ne boten e qyteteruar tentojne ti kontrollojne me ligje trasparence fondet. Imagjino ne Shqiperi ku legjislacioni le per te deshiruar se çfare mund te behet. Gjithsesi nuk kundershtoj çfare keni shkkruar ju.

  • Leo: 30/01/2020 18:41

    Prokurorov e Shtetit duhet të reagoi sa më shpejt që është e mundur...!!!

    Përgjigju
    • Jim Morrison: 31/01/2020 07:58

      Prokuroret e shtetit te reagoje iher per grabitesit e vrasesit e njerezve te ketij veni ne 75 vitete fundi... nesje me ke flas dhe une...

  • floria: 30/01/2020 18:12

    Po te futeni tek faqja e elvis nacit gofundme esht ne vleren e 1.9 milion euro. Ne faqen e firdesu intagram me dat 30/12/2019 shuma mbledhur ishte 8.23 milion euro. Ku shkuan 6.23 milion eurot????

    Përgjigju
    • Imami: 30/01/2020 18:36

      Te paska zene marak i madh mer plak po ktu sle Larua te haj Balua

  • Mankos: 30/01/2020 18:08

    E para nqs nuk jepet komenti me poshte do te thotë qe eshte sulm mdeiatik. Parate jane ne llogari bankare te verifikuara. Dokumentacioni duhet me qellim qe ti ndërtohet me shpejt shtepia e atij qe ka nevoj me teper, dhe jo atij qe ka dhe 2 apo 3 shtepia te tjera. Kërkesat tregojne seriozitetin dhe përgjegjësinë mbi perdorimin e fondeve, po me sa duket ju si media nuk keni kontribuar. Fondet nuk jane batanije dhe oriz qe ti ndash ne fushe. Fondacioni nuk eshte media qe ve gjoba apo merr fonde nga cdo burim i mundshëm krimi droga etj. Kur te behen shtepiat duhet te shkruani një artikull kaq shqetësues si ky.

    Përgjigju
  • xxx: 30/01/2020 17:57

    Ka mbaru shkollen fetare ne Iran

    Përgjigju
  • Turi: 30/01/2020 17:23

    Kam nje parandjene se ky eshte kokrra mashtruesit.

    Përgjigju
    • al ta: 30/01/2020 20:37

      mjafton te shohesh kur shkon jasht ky visi shenjtori ne cfar hotele luksi qendron e kuptohet se ku shkojne nje pjese parash te dhuruara e kane dhene me foto e vidjo kur hyn e del neper hotele luksi e kur kthehet ben sikur ka shkuar ne shkretetire per tu qare hallin te varferve e flet per eksperienca qe vetem ky ja di shpjegimin.....

  • LORA: 30/01/2020 17:19

    Paraja jashte transparences bankare eshte eksploduese e fondamentalizmave destabilizuese. Uroj kompletimin shpejt te ligjshmerise per moslejimin e kesaj situate te frikshme.Ky elvis naci,per mua,eshte thjesht figure,,,,jane te tjere ata (pertej perdes) qe i levizin fijet.

    Përgjigju
    • Bob bob: 13/04/2020 10:05

      Mendoj keshtu dhe une

  • Arbëri: 30/01/2020 16:26

    Këto milona do i përdorë për hachillëk dhe propagand islamike, nuk kemi pushtet të drejt se ky nuk do e shifte një lek me syt e vet...!!!

    Përgjigju
    • Ghhhj: 30/01/2020 23:17

      Ik mer supaxhi onjorant

  • Loran: 30/01/2020 16:23

    Po amon akoma me tipa si ky elvisi e ca karagjoza qe mbushen studiot merreni ju ,ky popull ka suden ,xhaferrin etj ,kta sna bojn pershtypje ....

    Përgjigju
    • Jim Morrison: 31/01/2020 07:50

      e ke thone si burrat ket.. futi gjith me i thes se je m’rregull ;) ti vete ca ke bo noi gjo me vlere per ker ven?

    • Agim: 31/01/2020 07:39

      Mellkuar çofshin ato njerez çe perdorin fatkeçesit e njerezve per probleme personale.Faleminderit

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv