Misteri i mosdekretimit/ Përplasja e Metës me Lleshin pas refuzimit të Gjeneralit për t’u takuar?

I mbushur me mister dhe paqartësi qëndrimi i Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Arsyeja e mosbindjes së Presidentit mbetet ende e paargumentuar nga ana e Presidencës, por në rrugë të tjera mësohet se larg vëmendjes së opinionit publik ka pasur edhe lëvizje në të dyja kampet.

Burime konfidenciale kanë bërë me dije për Report Tv se Presidenti Meta, dy ditë më parë ka kërkuar në një takim Sandër Lleshin, të propozuar nga kryeministri Edi Rama si zëvendësues të Fatmir Xhafës. Zëra pranë opozitës thonë se gjenerali e ka refuzuar këtë takim me argumentimin se “nuk ka pasur asgjë për të diskutuar dhe se mund të takohen kur ai të jetë në postin e Ministrit të Brendshëm”.

Nga ana tjetër, njerëz pranë të besuarit të Ramës për ministër të Brendshëm kanë bërë me dije se, Lleshi ka marrë një ftesë për t’u takuar me Presidentin nëpërmjet një kushëriri të tij, i cili ishte telefonuar nga zyrtarë të Presidencës. Sipas Lleshit, ftesa nuk ishte zyrtare dhe as me protokoll dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që ai nuk i është përgjigjur pozitivisht. Gjenerali ka kërkuar që ftesa t’i bëhet zyrtarisht, pasi nuk e ka parë si të arsyeshme për të shkuar në një takim informal për të lobuar për dekretimin e tij si ministër i Brendshëm.

Pas këtij përgjigjeje, ftesa është zyrtarizuar nga institucioni i Presidencës dhe Sandër Lleshi i është përgjigjur pozitivisht, duke shkuar ditën e djeshme në një takim me Presidentin Ilir Meta. Pikërisht në këtë takim, Meta ka shprehur rezervat e tij ndaj Sandër Lleshit duke mos krijuar bindjen për ta dekretuar. Nuk është e konfirmuar nëse mosbindja e Presidentit është krijuar nga refuzimi i ftesës “jo zyrtare” për Lleshin, por deri më tani ende nuk kemi një shpjegim kushtetues se përse Meta nuk dekreton të propozuarin e Ramës për Ministër të Brendshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ullini caponit: 05/11/2018 07:27

    O ZOTI META KA VETEM PUNEN NDERGJGJEN DHE BESNIKRIN KY GJENRALI DHE KA ARDH DERI KTU I VETEM ME KTO VIRTUTE PRANDAJ MOS E DRIDHNI SE NUK KOMPREMENTONI DOT ASHT GJAK SHQIPTARI SAFI .GJENI SHOKET POR DHE ATA I VRISNI BENI SI TE BENI PRESIDENT I OPOZITES

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 04/11/2018 20:08

    Minister i brendshem ban vetem Nard NOKA

    Përgjigju
  • Altini: 04/11/2018 16:04

    Berisha e refuzoi per president, meta e refuzon per minister te brendshem. Te dy e njohin emrin e gjeneralit, e dine se nuk nenshtrohet kollaj dhe ia kane friken. Pa llogaritur qe gjendrali eshte propozim e ambasades gjermane, dhe meta sa here degjon polici dhe gjerman e kap frika e arrestimit. Minister i brendshem nuk ka mbetur kriminel e i korruptuar pa u ulur, ky refuzon gjeneral sander lleshin.

    Përgjigju
    • Mali: 05/11/2018 08:15

      Nuk e don politika shqiptare intelektualin e ndershem. Nji ushtarak ka integritet.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët