TIRANE - Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me sondazhin e publikuar nga Liri Berisha për rikthimin në politikë të Sali Berishës.

Sipas Shkëlzenit faqja në të cilën është publikuar ky sondazh është një faqe e rreme dhe për këtë ai i ka bërë thirrje të gjithë miqve të tij që ti bëjnë report faqes në mënyrë që ajo të mbyllet.

Por, sa e besueshme mund të jetë që kjo nuk është në të vërtetë faqja e Liri Berishës për sa kohë në këtë faqe publikohet çdo aktivitet që Liri Berisha ka pasur brenda dhe jashtë vendi?

Përditësimet në këtë faqe janë të shpeshta dhe pasqyrojnë çdo nismë dhe aktivitet pjesë e të cilit është Liri Berisha. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)