Misteri i syzeve blu/ Deputeti i PS-së zbulon kujt i përkisnin dhe si përfunduan në duart e Ramës

Misteri i syzeve blu/ Deputeti i PS-së zbulon kujt i përkisnin dhe si përfunduan në duart e Ramës

Në debatin e sotëm në Kuvend, ajo që ra në sy ishin një palë syze blu që Kryeministri Edi Rama kishte sipër tavolinës.

Në një moment, Rama shihet teksa ngrihet në këmbë me syzet në duar, dhe duke buzëqeshur shikon nga deputetët e PS.

Të gjithë u bënë kuriozë për këtë reagim të Ramës, por ka qenë deputeti i PS-së, Fate Velaj i cili ka zbuluar sesi syzet kishin përfunduar në tavolinën e kryeministrit në Kuvend.

Velaj shkruan se syzet ia ka sjellë ai nga Vjena kryeministrit,  si simbol i fushatës së Sebastian Kurz, i cili fitoi zgjedhjet pak ditë më parë.

“Syzat që gjeti Rama sot në tavolinë, janë syzet e Sebastian Kurz, kancelarit të Austrisë që fitoi zgjedhjet të dielën.

Këto syze ishin simbol i fushatës së tij. Ja solla unë nga Vienna dhe ai, u çua në kembë si falenderim dhe respekt për Kurz”, shkruan Velaj.

Ora 18:14
Misteri i syzeve jeshile/ Deputeti i PS-së zbulon kujt i përkisnin dhe si përfunduan në duart e Ramës
61/17
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      28 Nëntor, 09:20

      A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

    Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç