TIRANE- Për 51 ditë me rradhë aparatura tepër e kushtueshme “CDMA Interceptor” ka dalë nga Shqipëria dhe ka qëndruar në një bazë ushtarke të KFOR-it në Kosovë. Kjo vizitë sekrete ka pasur si synim mbajtjen në vëzhgim të një grupi terrorist në Kosovë, për të cilin kryente hetime dhe qëndra e inteligjencës së NATO-s. Aparatura në Kosovë është arritur të vihet në punë nga specialistët e NATO-s, duke e lidhur dhe me frekuenca satelitore.
Mirëpo sipas burimeve për shkak të mungesës së fondeve financiare nga shteti shqiptar, të pagimit të grupeve të vëzhgimit në terren, operacioni ka dështuar. Ky operacion i ishte ngarkuar shtetit shqiptar, si anëtar i NATO-s. Pas dështimit paisja është transportuar sërisht në Shqipëri, 51 ditë pas qëndrimit të saj në bazën e KFOR-NIC në Kosovë. Sipas burimeve fatura financiaire për mirëmbajtjen e kësaj aparature shkon mbi 100 mijë euro në vit.
Pretendimi në kallzim
Në kallëzimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ndonëse qëllimi i prokurimit dhe blerjes së kësaj paisje ka qënë për mbështetjen me inteligjencë të forcave të armatosura jashtë vendit, rezulton se kjo paisje nuk është përdorur asnjëherë për këtë qëllim. Nga dokumentacioni që disponohet rezulton se nga koha e blerjes në muajin mars 2011 e deri në këtë moment, aparatura ka dalë vetëm një herë të vetme jashtë Shqipërisë, në qëndrën ushtarake të KFOR. Kjo për mbështetje të rregullores: “Për procedurat e funksionimit të NIC në Kosovë”, miratuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes nr. 300 datë 29.07.2013.
Sipas kësaj rregulloreje përdorimi i paisjes do të bëhej vetëm me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që nuk ka ndonjë urdhër të tillë të miratuar nga titullari për përdorimin e paisjeve. Këto paisje kanë dalë nga Shqipëria në datën 31 korrik 2013 dhe janë kthyer sërisht në Agjensinë e Inteligjencës së Mbrojtjes më datën 20 shtator 2013 me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AIM-së.
Paisja si armë
Prokuroria sqaron se paisja e përgjimit “CDMA Interceptor” konsiderohet si armë në shërbim të sigurisë kombëtare. Burimet thanë se për blerjen e saj, ka pasur një sërë diskutimesh me kompani shqiptare, të cilat kanë mundur ta negociojnë me një kompani izraelite, që ka mundësuar sjelljen e paisjes në Shqipëri, për llogari të ushtrisë sonë. Ashtu si armët luftarake dhe paisja “CDMA Interceptor” mund të shitet vetëm me çertifikatën e sigurisë. Por këtë çertifikatë e disponojnë vetëm pak kompani që ndodhen në Rusi, Gjermani, SHBA dhe Izrael. Paisja “CDMA Interceptor” është blerë në Izrael, duke përdorur një tender me prokurim të drejpërdrejtë.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com