Misteri i vrasjes në Shkodër/ Ndërtohet itinerari si ikën atentatorët, do zbardhen tabulatet telefonike

Ende mbetet mister vrasja mafioze e së dielës në lagjen "Naim Gjylbegu" ku u ekzekutuan me armë automatike "MP5", çifti i bashkëjetuesve Boran Bërçana dhe Silva Ndoci. Nga burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës bëhet me dije se pista kryesore e hetimit, është përfshirja e çiftit të bashkëjetuesve në trafiqet e lëndëve narkotike në Shkodër.

Nisur nga kjo e dhënë, blute e Shkodrës kanë nisur zbardhjen edhe të tabulateve telefonike të cilat mund të nxjerrin konkluzione dhe të ndihmojnë hetuesit e kësaj çështje për të rënë në gjurmët e atentatorëve por pse jo edhe të porositësve të këtij krimi, pasi dyshohet se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë.

Sa i takon hetimeve të deritanishme, gjithçka është ndalur tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë, të cilat mund të japin më shumë detaje në lidhje me identitetin e autorëve të vrasjes të cilët sipas të dhënave pranë grupit hetimor, janë drejtuar nga zona e Teatrit "Migjeni" në qëndër të qytetit në Lagjen "Naim Gjylbegu" dhe aty kanë parë mjetin e viktimës i cili ishte drejtuar për në banesën e tij. Pasi automjeti ka marrë kthesën për tu futur në rrugicën e pallatit ku jetonin me qera, një person pa maskë, ka dalë nga mjeti tip Benz dhe i është afruar automjetit të viktimave, ku ka qëlluar me breshëri, duke lëshuar 23 plumba në drejtim të ciftit të bashkësjetuesve.

Pas kryerjes së krimit makabër, autori nuk ka qëlluar në drejtim të djalit 2 vjecar duke u larguar me shpejtësi në drejtim të mjetit që e priste në rrugën kryesore. Më pas ato i janë drejtuar lagjes Kiras, ku kanë dalë në bypasin e qytetit duke iu larguar zonës së banuar dhe i kanë vënë flakën mjetit.

Blute e Shkodrës, kanë sekuestruar disa kamera sigurie në qytetin e Shkodrës në mënyrë që të përshkruhet I gjithë itinerari i atentatorëve, në disa pika të Shkodrës që nga nisja dhe deri ne largimin e tyre ku I është vënë flaka mjetit. Pavarësisht këtyre fakteve, grupi hetimor i Shkodrës nuk ka ende një konkluzion të saktë mbi identitetin apo porositësin e kësaj vrasje makabre që tronditi Shkodrën.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor thanë se fëmija 2 vjeç ka shpëtuar mrekullisht nga breshëria e armës. Fëmija ka qendruar 4 ore brenda automjetit me dy prinderit e vrare dhe policia e ka gjetur të fjetur në krahët e nënës.

Fjalet e para te vogelushit kane renqethur te gjithe stafin mjeksor. Mesohet se 2-vjeçari ka thene direkt mes te qarave “mami, babi pis” duke e përsëritur disa herë. Menjëherë më pas ai eshte marre nga gjyshja e tij nena e Boranit dhe po mbahet ne perkujdesjen e vecante te familjareve. Boran Bërçana dhe Silva Ndoci u vranë poshtë banesës së tyre mëngjesin e së dielës në Shkodër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat