TIRANE-Zbardhet vrasja e ndodhur mbrëmë në Shkodër. Autori është dorëzuar, ndërsa në kërkim është vëllai i tij. Ish-futbollisti i Vllaznisë Gledis Kraja sipas policisë u ekzekutua nga shoku i ngushtë Stjuart Smakaj 23-vjeç. Në kërkim është vëllai i autorit Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i Taekwondo-s.

Burime nga policia e Shkodrës i thanë Report Tv se Gledis Kraja është vrarë aksidentalisht. Shënjestra e atentatit ka qenë Denis Halili. Pas vrasjes dy vëllezërit u arratisën, por pas negociatave, Stjuart Smakaj ka pranuar që të dorëzohet duke marrë përsipër krimin. Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, një automatik të modifikuar.

Konflikti që solli vrasjen
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 minuta në lagjen "Perash" dy vëllezërit Smakaj pranë shtëpisë së tyre dhe viktima Gledis Kraja, shoku i ngushtë, u konfiktuan me një tjetër person, Denis Halilin. Shkak i debatit ishin disa mobilie, që autori i kishte porositur te Halili. Debati agravoi dhe Stjuart Smakaj sipas policisë mori armën tip automatik të modifikuar duke hapur zjarr në drejtim të makinës që ndodhej shënjestra, një kamionçinë.

Por shënjestra arriti që të shmangej duke u larguar me shpejtësi me makinë dhe plumbat e zbrazur nga Stjuart Smakaj kapën shokun e tij, Gledis Kraja që ishte në makinën e tij tip 'Ford' me targa AA472KU duke e plagosur rëndë. I riu u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, makina tip 'Ford' ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë u bë shoshë nga plumbat. Policia sekuestroi dy makina të palëve të përfshira në konflikt dhe armën e krimit. Pas ngjarjes autori me vëllanë, Stjuartin 23-vjeç u larguan me një makinë tip 'Peugeot' ngjyrë gri. Por arratia e Stjuart Smakajt zgjati shumë pak, pasi u dorëzua pas negociatave.

Vëllai i vogël i autorit, Stjuart Smakaj është person me precedent penal. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur. Ndërkohë që viktima Gledis Kraja pasi hoqi dorë nga futbolli, aktualisht punonte në një kompani dezinfektimi. Gledis Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013. 

1597734070_WhatsAppImage20200818at08.33.11.jpg

Makina ku qëllua Gledis Kraja

Autori i dyshuar  Sebastian Smakaj

1597742363_miqmestyre.jpg

Komentet në Facebook mes shokëve, autorit dhe viktimes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Vrasja në Shkodër, pas sherrit i riu u ngjit në banesë, mori armën dhe qëlloi nga kati i dytë

Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja mbrëmë në Shkodër. Stjuart Smakaj ka qëlluar nga kati i dytë i banesës në lagjen "Danjel Matlija". Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se në vendin ku ka qëlluar 23-vjecari, janë gjetur 18 gëzhoja automatiku dhe ai ka qëlluar nga kati i dytë i pallatit.

Pas debatit verbal, ai i ka kërcënuar se do te vriste objektivin, është ngjitur në banesë dhe ka marrë armën duke qëlluar nga kati i dytë i pallatit. Objektivi është larguar me shpejtësi ndërkohë që viktima Gledis Kraja, ka qenë në mjetin tip Ford.

Predhat e armës kanë shpuar pjesën e sipërme të mjetit dhe Kraja ka marrë plagë në shpatull por plumbi ka prekur edhe organet jetësore ku ka humbur jetën në spital. Në pjesën e sipërme të makinës janë gjendur 8 vrima plumbash. Stjuart Smakaj 23 vjec ka pranuar vrasjen. Nga ana tjeter vijon te jete ne kerkim vellai i tij Sebastian Smakaj 29 vjec. Autori dhe viktima ishin shoke te ngushte me njeri tjetrin. 

Ora 14:57
Zbulohet emri, ja kush ishte shënjestra e plumbave mbrëmë në Shkodër

Denis Halili ishte shënjestra e breshërisë mbrëmë në Shkodër, por plumbat kapën shokun e ngushtë të autorit, Gledis Kraja. Halili u konfliktua me dy vëllezërit Smakaj dhe shokun e tyre Gledis Kraja. Stjuart Smakaj hapi zjarr në drejtim të tij, por Halili u largua me shpejtësi me një kamionçinë, ndërsa plumbat kapën aksidentalisht Gledis Krajën.

Ora 14:47
Kjo është arma e modifikuar me të cilën i riu vrau shokun e ngushtë në Shkodër


Policia e Shkodrës pas arrestimit të autorit të vrasjes mbrëmë në Shkodër ka sekuestruar edhe armën e krimit, automatik i modifikuar.

Ora 14:30
FNSH-ja e rrethon, kapet i riu që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë në Shkodër

Stjuart Smakaj

Policia ka arrestuar njërin nga vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen mbrëmë në Shkodër. Në pranga ka rënë Stjuart Smakaj, që sipas policisë është autori i vrasjes. Policia pasi e lokalizoi rrethoi zonën dhe në bashkëpunim me FNSH-në e arrestoi. I riu nuk bëri rezistencë duke rënë në pranga. Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar. Në kërkim vijon që të jetë vëllai i tij, Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i Taekwondo-s në Shkodër.