Pse më sheh? Si nisi sherri në Shkodër, biseda mes dy shokëve për armën para vrasjes: Mbaje ta kesh aty, të ruash veten (Ekskluzive-dëshmia e plotë)

…mbaje ta kesh aty, e të ruash veten…”. Këto janë fjalët e fundit që Gledis Kraja, ish-futbollisti i Vllaznisë, i tha shokut të ngushtë Stjuart Smakaj, në momentin kur i dorëzoi armën me 18 plumba në karrikator. Megjithëse Smakaj, i është përgjigjur me fjalët “…nuk na duhet gjë arma, se nuk vjen kush…”, ai e ka marrë pistoletën dhe futur në një çantë të bardhë, duke e mbajtur të fshehur në banesë.

Ky dialog mes dy shokëve të ngushtë është zhvilluar pas sherrit të parë të zhvilluar, me punëtorët e një mobilierie në Shkodër, të cilët kishin shkuar në banesën e familjes Smakaj, për të çuar disa karrige. Siç del dhe nga dëshmia e Stjuart Smakajt, Kraja i ka dhënë armën mikut për t'u vetëmbrojtur. Por nuk ka kaluar shumë minuta dhe miku i tij, ka ekzekutuar Gledis Krajën, me armën që ai i dha për vetëmbrojtje Stjuart Smakajt. Ky i fundit i përlotur ka shkuar në derën e policisë së Shkodrës dhe është vetëdorëzuar. Me lot në sy, ai ka treguar dinamikën e kryerjes së krimit, duke u vetëmbrojtur se gjithçka ndodhi pasi shoferi i furgonit që i solli karriget, e kishte ofenduar rëndë në nderin e familjes.

“Shqiptarja.com” zbardh rrëfimin e Stjuart Smakajt që ka dhënë në polici, i cili ka pohuar se:”…në momentin që vëllai im Sebastiani, po fliste me atë gruan, ka ardhur një autoveturë “Ford” me ngjyrë të errët, ku targat nuk ja kujtoj dhe nga kjo makinë kanë dalë dy djem të rinj e shkuan në drejtim të vëllait tim Sebastianit. Unë nigjova zhurmë të madhe jashtë e duke më sharë vëllain tim, e duke shkuar në drejtim të makinës që kishin ardhur me të.

Më pas mora armën e zjarrit, të cilën ma kishte dhënë më parë Gledis Kraja dhe e nxora nga një çantë me ngjyrë të bardhë, paditur se arma ishte e mbushur. Në atë kohë arma qëlloi me breshëri, dhe unë nuk kam parë gjë ma dhe nga tronditja kam filluar të dridhem, e nuk e dita si të shkoja aty. Më tej jam larguar nga vendi i ngjarjes e kam shkuar dhe kam fjetur në një mal që nuk ja di emrin, por kam fjetur aty…”. Më poshtë është rrëfimi i plotë i Stjuart Smakaj dhënë në policinë e Shkodrës, personit të vetëm të arrestuar për këtë ngjarje, që momentalisht ndodhet në burg.

Pyetje: Më datën 17 gusht 2020 rreth orës 21:40 keni vrarë me armë zjarri Gledis Krajën, në afërsi të banesës suaj në “Qafëardhi” në lagjen “Danjel Matlija” të qytetit të shkodres, çfarë di ti personalisht në lidhje me këtë fakt për të cilin pyetesh?

Përgjigje: Pyetjen e dëgjova dhe e kuptova, dhe në lidhje me këtë fakt për të cilin pyetem shpjegoj se: “…në datën 17 gusht 2020 vëllai im Sebastian Smakaj, kishte porositur disa mobilje për shtëpinë tonë ”karrige”. Rreth orës 19:00 firma që vëllai im kishte porositur mobilje, erdhi tek pallati jonë ku ne jetojmë, e cila ishte një kamjonçin me ngjyrë jeshile e të bardhë, dhe shoferi i kësaj makine nuk e parkoi mjetin ashtu siç duhet. Dhe shoferit të cilit nuk ja di emrin por me shoferin ka folur vëllai im Sebastjan Smakaj, i cili ndër të tjera me sa kujtoj unë, i ka thënë shoferit parkoje mjetin ashtu siç duhet se këtu kalojnë edhe makina të tjera dhe ke bllokuar rrugën. Më pas shoferi filloj duke bërtitur me zë të lartë e duke thënë se unë nuk jam malsor. Më pas shoferi filloj duke folur përsëri me zë të lartë dhe në atë kohë ka ardhur një femër, e cila ishte e shoqëruar me ta dhe i ndau vëllain tim Sebastianin me shoferin, të cilit nuk ja di emrin. Pasi shkarkuam pakon e mallit (mobiljet) u nisën dhe nuk e di adresën e saktë se ku shkuan dhe kur shikuam me vemëndje e kontrolluam mallin, pamë se kishim mangut dhe na mungonin dy karrige nga porosija që kishte bërë vëllai im, Sebastjan Smakaj. E me sa kujtoj unë pronarët e mobiljeve kanë ardhur edhe një herë tjetër, ku në këtë makinë, me sa kujtoj unë kanë qenë dy persona shoferi që ishte herën e parë dhe një djalë tjetër, të cilin nuk e njofta. Kanë ulur karriget në tokë dhe më pas kanë hipur në makinë. Në atë kohë unë po parkoja motorin dhe shoferi rrinte duke më parë mua, e më tha: “…pse më sheh…”.Unë ju përgjigja shoferit, “…a e ke seriozisht…?”. Ai më pas më shau me nderin e familjes sime, në këtë moment unë e ndieva veten të ofenduar dhe nga mosha ime e re dhe në gjaknxehtësi, e sipër ju turra shoferit dhe e godita dy herë me grushta. Në kohën e momentin të goditjes me grusht shoferi ishte në makinë, e më tha: “…më prit se erdha këtu, e keni për të më njohur mua…” dhe iku. Gjatë kësaj kohe shoku im, Gledis Kraja më solli armën e zjarrit e më tha ruju mos të vrasin. Gledisi ma solli armën pasi unë dhe Gledisi ishim shokë të ngushtë, pasi jemi rritur bashkë me njëri-tjetrin.Unë i thash Gledisit: “…nuk na duhet gjë arma se nuk vjen kush…” dhe Gledisi më tha përsëri: “…mbaje ta kesh aty, e të ruash veten…”. Më pas mora armën e zjarrit dhe e futa në banesë në katin e dytë pa më parë pjestarët e familjes, dhe rreth orës 21:30, ka ardhur një grua e cila ka qenë në fillim në momentin e parë që na ka ndarë, dhe kjo gruaja ishte e shoqëruar me një djalë të ri. Gruaja kërkonte të fliste me ne për konfliktin e ngatresën që kishte ndodhur më parë, në atë kohë ka dalë vëllai im Sebastiani, i cili është më i madh se unë e më tha mua: “…mos del ti se po dalë unë, se jam më i qetë sesa ti…”. Në atë kohë doli vëllai im Sebastiani, e foli me atë gruan që erdhi tek banesa jonë, e nuk e di se çfarë ka folur vëllai im me ta, pasi unë isha në shtëpi. Në momentin që vëllai im Sebastiani, po fliste me atë gruan, ka ardhur një autoveturë “Ford” me ngjyrë të errët, ku targat nuk ja kujtoj dhe nga kjo makinë kanë dalë dy djem të rinj e shkuan në drejtim të vëllait tim Sebastianit. Unë nigjova zhurmë të madhe jashtë e duke më sharë vëllain tim, e duke shkuar në drejtim të makinës që kishin ardhur me të. Më pas mora armën e zjarrit, të cilën ma kishte dhënë më parë Gledis Kraja dhe e nxora nga një çantë me ngjyrë të bardhë, paditur se arma ishte e mbushur. Në atë kohë arma qëlloi me breshëri, dhe unë nuk kam parë gjë ma dhe nga tronditja kam filluar të dridhem, e nuk e dita si të shkoja aty. Më tej jam larguar nga vendi i ngjarjes e kam shkuar dhe kam fjetur në një mal që nuk ja di emrin, por kam fjetur aty. Sot në datën 18 gusht 2020 në mëngjes herët, kam mësuar faktin se kishte vdekur shoku im, Gledis Kraja, e duke qënë në këto kushte erdha për tu dorëzuar në polici dhe ndihem shumë i penduar nga kjo vrasje, që më ndodhi. Gjë tjetër nuk kam për të deklaruar…” tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/08/2020 00:21

    A qerata,qerata,e dije ti shume mire qe arma ishte plot,c'fare nuk dije ishte qe je idiot me diplome.

    Përgjigju
  • Erik: 22/08/2020 18:50

    Le qe i mori jeten, por po e nxjerr edhe fajtor qe i ka dhene armen per vetembrojtje ketij engjellit.

    Përgjigju
  • Mbaje: 22/08/2020 16:46

    Mbaje ta kesh te ruash veten dhe shokun

    Përgjigju
  • koha e xhaxhit: 22/08/2020 12:57

    vrasje tipike shqiptare nuk ka rendesi se ku.. edhe ne Korce u vra tjetri per pune makine sepse ke lloj lloj alabaku qe hallin e kane te tregojne sa te madhe e kane k@rin. Ike shpejt o xhaxhi na le ne duart e alabakeve te kushe ndenj edhe ca vite. Ne kohen tende do mateshe mire ti tregoje tjetrit k@rin se ti priste xhaxhi e ti fuste ne goje ne mes te Shkodres. Beje aherr me tjetrin njoftoje policine si ne cdo vende normal te civilizuar edhe e zgjidhte polici i xhaxhit brenda ores, pune me lopate ne kooperative vullnetare dhe k@ri te kthehej ne bile..

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/08/2020 12:00

    I vetmi zhvillim qe ka pas Shkodra ne kto 30 vite demokraci kane qene grupet kriminale...fale tyre cdo ndertim i bukur ne shkoder i ka dhene pamje bashkohore qytetit...Thank you Berisha&Jozi!

    Përgjigju
  • Hoho: 22/08/2020 11:46

    Populli thote ca lyp gjen.

    Përgjigju
  • njaci: 22/08/2020 11:01

    SHKODREN E KAN MYT SHPLARET, NGA QYTETI I KULTURES SALI KRIMINELI E KTHEU NE QYTETIN E SHPELLAREVE KRIMINEL.

    Përgjigju
  • Futja kot: 22/08/2020 10:44

    Arma: me nxirr nga canta se eshte vape. Robi: e hapa zunxhrin. He dil vet se ti q... Arma: gjun vet kuturu Ligji: fajin e ka vapa Morali: mos boni pune kur eshte vape dhe nate

    Përgjigju
  • Mario: 22/08/2020 10:29

    Shumë pikpyetje ka ne kte rrefim. Djali nuk po e thotë te tere ngjarjen. Duket e cudicme qe te mobilizohen per lufte vec pse me shikon. Por stermullari është perdorimi armës se ndryshe do kishte kaluar vec me nonje dru

    Përgjigju
  • jami: 22/08/2020 10:16

    do spinella malsie kan me e kall içat ven. malokt nehandertalat e evrops, specje e llojit kokcepus marsupialus...

    Përgjigju
    • Tori: 22/08/2020 11:22

      O jami e di ca e ben me te vertet dhe te peshtir ne te njejten koh kete urrejrjen tende kur je nga e njejta zone ose do jesh grek ose malsoret jan me te vertet keshtu.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë