Misteri/ Në burg për 2.5 ton kanabis, Artan Hoxha hedh dyshime për vdekjen e Demo Progonatit: Kështu ndodh kur...

Misteri/ Në burg për 2.5 ton kanabis, Artan Hoxha hedh dyshime për vdekjen e Demo Progonatit: Kështu ndodh kur...

Gazetari Investigativ Artan Hoxha

Tiranë- Gazetari investigativ, Artan Hoxha përmes një statusi në Facebook-un e tij ngre dyshime për vdekjen e Demo Progonatit 46-vjeçarit të arrestua më15 janar 2017, pasi drejtonte një kamion brenda të cilit po trafikohej 2.5 ton kanabis drejt Italisë.

Ndonëse zyrtarisht dihet që Progonati vdiq nga një sëmundje e rëndë kohë më parë teksa vuante dënimin, Hoxha hedh dyshime dhe thotë se është “Hall i madh kur ben "biznes" ndërkombëtar me shefat e korruptuar të policisë, tek je mirë e bukur, papritur ha buk e fiq...”.

Demo Progonati në sallën e gjyqit

Kujtojmë që në këtë ngjarje është i përfshirë edhe një drejtues i lartë i policisë së Fierit, Festim Lelaj me detyrë nënkomisar në Fier. Ai dyshohet si përgjegjësi kryesor i trafikimit të 2.5 tonëve kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë në janar të këtij viti. 

Lelaj ndodhet aktualisht në burg pasi cilësohet si organizatori i këtij rrjeti trafiku dhe si personi që siguronte lëndën narkotike. Ai u ndalua bashkë me Skënder Siceqan dhe Arbi Mustafën. Para pak se të arrestohej Lelaj, në pranga ra edhe Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, Aurel Lazaj. (Të gjithë në burg).

Lelaj është drejtuesi i katërt i lartë nga radhët e policisë ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur akuzë për bashkëpunim në trafikun e drogës. Në kërkim janë edhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, Sokol Bode ish-komandant i postës së kufirit në Dhërmi dhe Gjergj Kohila, ish-shef i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Statusi i plotë

Te qofte e lehte Demo Progonati....
Mbase si ke marre te gjitha me vete mor burre...
Hall i madh kur ben "biznes" nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq...
Hajde e gjeje tani c'e gjeti te ndjerin Demo, me gjithe ate hashash qe kishte transportuar drejt Italise, ai duhej te bente jete lordi ne qeli vipash ne burg,...

Gazetari Artan Hoxha

Report Tv mëson se avokati i Demo Progonatit, Roland Islami bëri kallëzim penal për vdekjen e klientit ndaj drejtorisë së Burgjeve dhe ekspertit mjeko ligjor.  Ata janë paditur për ekspertizë të rremë, shpërdorim detyre dhe mos dhënie e ndihmës për klientin e tyre. Avokati e cilësoi si vrasje, vdekjen e klientit të tij, ndërsa kërkoi nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas