Shkrimtari i ri Ben Shehu në romanin e tijë të parë “Ata nuk duhet ta dijnë” në një prej kapitujve misterozë të këtij libri mbresëlënës, sjell dhe një ngjarje të ndodhur në Skrapar në vitet ’60-të në malin e Tomorrit.
Rënia e një avioni MIG nga më modernët e asaj periudhe dhe shoqërimi me humbje jetësh njerëzore, u bë shkas për një varg hetimesh sekrete te Sigurimit të Shtetit rreth kësaj ngjarjeje enigmatike në malin e Tomorrit dhe ekspertiza e bërë në aeroportin ushtarak të Qytetit Stalin, siç quhej në atë periudhë Kucova.
Koha kur ka rënë avioni ka qënë nje periudhe e madhe pune ne Skrapar. Po ndërtohej në Ramije, në një pikë mjaft strategjike, në mënyrë sekrete edhe nga Sovjetikët, Baza Nëntokësore e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, me qindra metra tunele dhe dhoma sekrete të nëndheshme.
Kjo ishte e fshehtë edhe për arësye se për ndërtimin e sajë po përdorej materiali ndërtimor që kishin sjellë rusët për ndertimin e bazës ushtarake të Pasha Limanit në Vlorë. Kjo ka qënë edhe atmosfera në sfond, rreth ngjarjes së avionit të rënë, hetimeve dhe mjeteve të shumta ushtarake me trupa dhe specilistë që udhetonin kryesisht natën, në një sektor të fshehtë.
Kohë më parë, si dhe kemi shkruar në këtë gazetë, Ylli Bare, detar , me profesion kapiten anije tregonte , pasi kishte lexuar romanin, se një nga episode e romanit të Benit ku flitet për aksidentin e avionit MIG në Skrapar ka ndodhur vërtetë: “Për atë periudhë kanë folur shpesh prinderit e mi që banonin në Skrapar dhe që e kanë përjetuar rastin pasi pas rënjes se avionit luftarak dhe humbjes së jetës nga piloti kanë vdekur edhe personat që kanë qënë në afërsi nga sëmundje të paspiegueshme. Ndërsa avioni as kishte qënë me difekt, dhe nuk ishte goditur me predhë”.
Baro thotë se qe përhapur si lajm i turbullt se avioni ishte goditur nga arme sekrete të Natos nga Greqija. Për këtë Baro ka dhënë edhe një intervistë televizive kur u botua romani. Po çfarë shkruan Ben Shehu për këtë episod fragmentar të tijin? Ai tregon se “Kur u bënë analizat e shkaqeve te renjes se avionit rezultoi se Kabina ishte prerë terthorazi si me thikë.
Prerja e pastër kishte vijuar me tubat, fijet elektrike, një pjesë sedilje dhe kishte vijuar si prerje në krahun e avionit te depozita e karburantit”. Le të ndjekim ecurinë paraprake të udhëtimit të autorit nepër labirintet hetimore të ketij rasti dhe kapsulimit nën siglën “Top Sekret” nga Sigurimi i Shtetit.
Ekspertët e Sigurimit te Shtetit në vendin e dyshuar ku qe ulur objekti fluturues misterioz
Kur arritën përpara zyrave një djalë i ri rreth njëzet e pesë vjeç po i priste ulur në gur. Kishte veshur një palë kominoshe blu dhe sipër një xhaketë të vjetër pune. Sa pa makinën ushtarake u ngrit në këmbë dhe u afrua, Agroni hapi derën e makinës dhe pyeti nëse kishte folur me kryetarin.
-Po, po, më tha t’ju shoqëroj tek vendi ku është traktori i Agimit.
-Hajde hip- i tha Agroni dhe u spostua t’i lironte vend djalit të ri.
-Çfarë drejtimi do marrim?-e pyeti shoferi.
-Më fal -e ndërpreu Agroni bisedën- si të quajnë?
-Pajtim.
-Atëhere Pajtim, tani spjegoi shoferit drejtimin - i tha Agroni.
Makina u nis dhe mori drejtimin për në dalje të fshatit. Rruga ishte e keqe dhe makina mezi po e ngjiste të përpjetën; mbasi kishin udhëtuar për ndonjë gjysem ore dolën në një pllaje të vogël. Në krah të rruges kishin afruar trungje pemësh dhe afër ishte dhe traktori i Agimit i mbyllur. Makina ndaloi dhe zbritën të katërt.
- Tani Pajtim na trego ku ndodhet përroi?-i tha Agroni.
Pajtimi futi duart në xhepa dhe u nis përpara, mbas e ndiqte Agroni me aparatin fotografik të varur në qafë dhe me çantën e lëkurës në dorën e majtë dhe mbas tij vinte majori me kapitenin dhe të dy mbanin nje çante.
Po i afroheshin pyllit. Aty Pajtimi u fut në një shteg të vogël dhe filluan të zbrisnin dhe mbas disa metrash u hap një luginë e vogël dhe dëgjohej zhurma e ujit që gurgullonte. Agroni vuri re shpejt vendin ku ishte ulur objekti fluturues, bari kishte marrë ngjyrë të verdhë dhe ishte një rreth perfekt. Agroni u kthye dhe tha:
-Atëherë Pajtim kthehu tek makina dhe na prit aty me shoferin, - i tha Agroni.
Pajtimi pohoi me kokë dhe u nis në drejtim të shtegut.
- Sami, e shikoni atë njollën në bar? - e pyeti Agroni.
-Po – u përgjigj u major Samiu.
Eshtë vendi që duhet të kontrollojmë nëse është i infektuar me radioaktivitet -i tha Agroni e filloi të bënte fotografi, kurse major Samiu me kapitenin filluan të vishnin tutat prej gome, veshën dhe dorezat e gomës dhe në kokë vunë kapuçet me një kuadrat xhami trasparent për të shikuar.
Mbasi u siguruan se çdo gjë ishte në rregull u drejtuan me aparatin drejt qendrës së rrethit të barit të zverdhur dhe Agroni po ndiqte me vëmendje nga larg. Majori mbante në dorë aparatin që ishte i lidhur me një fije elektrike me aparatin tjetër që kapiteni mbante në dorë dhe e afronte afër barit. Agroni i bëri disa fotografi të dyve, nxorri nga çanta një metër shirit dhe disa tabela të vogla në ngjyrë të bardhë me shkronjat e alfabetit me ngjyrë të zezë.
Major Samiu herë pas here shkruante në një bllok që kishte me vete.
-Major Samiu,- e thirri nga larg Agroni.
Majori ktheu kokën në drejtim të Agronit.
-Hë, ka shenja radioaktiviteti?- e pyeti Agroni.
-Po, dhe shumë i lartë, tani mbarojmë këtu në qendër dhe bëjmë disa kampione të tjerë në periferi, po qenka shume i lartë –i’u përgjigj major Samiu.
Agroni ndezi një cigare dhe po priste sa të mbaronin punë. Majori me kapitenin filluan të ecnin me hapa të avashtë dhe me sy kontrollonte barin rreth e përqark rrethit se mos kishte ndonjë gjurmë. kur ktheu koken pa majorin dhe kapitenin duke dale nga rrethi me radioaktivitet dhe u drejtua drejt tyre.
-Hë major , si duket? - e pyeti Agroni.
-Eshte i lartë, i shënova të gjitha zonat ku matëm radioaktivitetin,-i’u përgjigj majori.
-Tani merrni këto dy tabelat dhe vendosini në dy anët e rrethit, që të masim diametrin dhe shikoni mos gjeni ndonjë gjurmë tjetër, -i tha Agroni.
Majori me kapitenin morën secili nga një tabelë dhe u drejtuan nga rrethi i barit me ngjyre të verdhë, vendosen tabelat e vogla në bar dhe të dy me hapa të ngadaltë po shikonin përtokë mos gjenin gjurmë. Kapiteni ngriti dorën dhe ktheu kokën nga Agroni.
-Eshtë një këtu, në formë kuadrati -i foli me zë të lartë kapiteni, - edhe një tjetër këtu, janë tre gjithsej shoku Agron,-i tha majori.
-Atëhere kapiten hajde këtu të jap tre tabela të tjera, dhe pozicionoi ku janë gjurmët,-i tha Agroni.
Kapiteni u drejtua me hapa të shpejtë drejt tij, mori tabelat e vogla dhe filloi pozicionimin.
- Bëni dhe disa matje, sa centimetra janë gjurmët në formë kuadrati dhe sa është distanca midis tyre- i tha Agroni.
-Siurdhëron –i’u përgjigj kapiteni dhe u drejtua në drejtim të majorit.
Agroni filloi të bënte disa fotografi të tjera.
- Kur të mbaroni matjet fillojmë të kontrollojmë rreth e përqark se mos ka shenja të tjera – kështu u tha Agroni dhe filloi të ecte me kokën ulur dhe kontrollonte me shikim përtokë.
Kur po i afrohej disa shkurreve ndjeu erën e mishit që prishet, u afrua me kujdes në drejtimin nga vinte era e mishit të kalbur, largoi një degë shkurreje me kujdes me dor, dhe pa trupin e një kafshe që duhet të ishte mushkë . Në kokë nuk kishte ngelur asnjë copë mishi, kurse në bark kishte një çarje të madhe, po nga barku nuk dukej të dilnin zorrët. Ishte çudi sepse vetëm koka ishte komplet e pastruar nga mishi.
Agroni mori një copë shkop dhe i ngriti pak lëkurën e barkut, po brenda ishte bosh –çfarë dreq kafshësh e paskan pastruar kështu?- foli me vete Agroni.
Hodhi një sy rreth e përqark po nuk pa ndonjë shenjë gjaku, edhe lëkura jashtë ishte e pastër. Agroni bëri disa fotografi dhe filloi të kontrollonte akoma se mos kishte ndonjë kafshë tjetër të vrarë po nuk gjeti gjë. Atëhere u kthye nga major Samiu dhe e thirri me zë te lartë që të afrohej aty. Major Samiu hoqi kapuçin e gomës nga koka, hoqi dorezat dhe me hapa të shpejtë u nis drejt Agronit; kur u afrua tek Agroni ndjeu dhe ai erën e mishit të kalbur dhe shtrembëroi pak hundën.
-Urdhëroni shoku Agron- i tha major Samiu.
-Hajde Sami, hajde, afrohu ,-e ftoi Agroni.
Samiu u afrua dhe pa trupin e mushkës që dergjej aty. Edhe major Samiut i bëri përshtypje mënyra si ishte pastruar koka e kafshës nga mishi, kishte ngelur kafka e bardhë.
-Si ka mundësi që koka duket sikur ka vite që ka ndejtur jashtë, nga mënyra si është tretur mishi kurse trupi është akoma me mish? -pyeti Agronin majori.
Agroni ngriti supet në shenjë çudie - nuk di ç’të them, është me të vërtetë e çuditëshme, vetëm do doja të dija se ka trupi i mushkës radioaktivitet? -u përgjigj Agroni.
-Ja po shkoj të marr aparatin -i tha major Samiu dhe u largua.
Agroni ndezi një cigare dhe u largua disa metra nga kufoma e mushkës, mbas pak erdhi majori me kapitenin dhe me aparatin në dorë u afruan ku ishte kufoma e mushkës, të dy u përkulën dhe filluan të kontrollonin vlerat e radioaktivitetit. Kur mbaruan të dy u ngritën dhe me hapa të ngadaltë majori u afrua nga agroni.
-Hë si duket, ka radioaktivitet?-pyeti agroni.
Majori pohoi me kokë -jo shumë i fortë po ka, siç duket ka pasur një lloj kontakti, -u përgjigj major Samiu.
Agroni nuk foli, po mendonte se çfarë dreqin kishte ndodhur aty. Po çdo gjë vishej me mister.
- Mblidhni gjithë materialet dhe kthehemi në kamp,-i urdhëroi Agroni.
Mbas pak të tre u nisën në drejtim ku i priste makina, hipën shpejt dhe u nisën në drejtim të fshatit. Kur arritën në qendër të fshatit ndaluan dhe Pajtimi zbriti nga makina. Agroni i shtrëngoi dorën dhe e falenderoi. Makina u nis përsëri në drejtim të kampit ushtarak.
Kur a hyri në sheshin e kampit të tre zbritën nga makina.
- Major, më përgatit shpejt raportin dhe m’a bjer të firmosur - i tha Agroni.
- Siurdhëroni— i’u përgjigj majori dhe u largua me kapitenin.
Drejt Agronit po vinte me hapa të shpejtë një ushtar me një letër të bardhë në dorë, nderoi Agronin dhe i zgjati letrën. Agroni e mori dhe lexoi , ishte një telegram ku i urdhërohej të kthehej sa më shpejtë në Tiranë për një takim me kolonelin rus. Me fletën e bardhë u nis në drejtim të çadrës ku ishte zyra e kolonelit, ngriti mushamanë që shërbente si derë, përshëndeti sekretarin dhe centralistin, është aty koloneli? - pyeti Agroni.
-Po- i’u përgjigj sekretari dhe ngriti telefonin –është këtu shoku Agron, siurdhëroni-mund të hyni-i tha sekretari.
Agroni shtyu mushamanë dhe u gjind në çadrën që shërbente si zyrë për kolonelin. Agroni nderoi.
-Ulu Agron - i tha koloneli, ndonjë të re ?
- Më duhet të nisem për Tiranë-i tha Agroni- një pjesë të hetimit këtu e kam përfunduar, për pjesën tjetër duhet të shkoj në Kucovë ku të jenë gati të gjitha pjesët e mbledhura të avionit. A mund të më jepni një makinë që të më shoqërojë deri në Skrapar , shoku kolonel? -e pyeti Agroni.
-Posi mor Agron -i tha koloneli, të nis me ZIS- in ushtarak, gjatë kësaj kohe unë po interesohem për ndonjë makinë tjetër që të çojë në Tiranë, dhe shtoi : - kur të arrish në Skrapar shko tek shtëpia e oficerave, që të dinë ku të gjejnë, si thua ti?
-Faleminderit shoku kolonel ,-i tha Agroni dhe vuri buzen në gaz.
Koloneli thirri sekretarin e tij i cili u shfaq shpejt përpara hyrjes së zyrës dhe i urdhëroi që të lajmëronte shefin e prapavijës që duhet të shoqëronin major Agronin deri në Skrapar me kamionin e furnizimit . Sekretari u largua e të dy ngelën vetëm.
-Mund të largohem shoku kolonel, se kam dhe nja dy punë të vogla për të mbaruar?- kërkoi leje Agroni
-Po Agron, shumë faleminderit dhe mbase shihemi në Kuçovë ,-e përshëndeti koloneli
Agroni nderoi dhe u kthye të dilte nga çadra, përshëndeti centralistin dhe u nis për nga çadra ku kishte fjetur. Hyri në çadër, mblodhi rrobat e tij e i futi në çantë. Kamioni ushtarak ishte gati për t’u nisur në sheshin e kampit. Agroni hapi derën e makinës, përshëndeti shoferin dhe la çantën tek sedilet.
-Më prit pak, sa te marr një dokument - i tha Agroni shoferit.
-Ska problem shoku major, për këtë punë jam këtu, - i’u përgjigj shoferi.
Agroni u drejtua nga menca e oficerave që shërbente dhe si sallë për të shkruar dhe për të përgatitur raportet. Hyri brenda ku ndjeu erën e gatimit të përzier me tymin e cigareve, dhe zhurmën e makinës së shkrimit.
-Major Samiu, është gati raporti se duhet të nisem për Tiranë?- e pyeti Agroni.
-Pesë minuta dhe është gati-i’u përgjigj majori.
Agroni ndezi një cigare dhe po shikonte majorin që po shkruante me makinën e shkrimit, dhe në krahun e majtë ishte një tavëll me cigaren që nxirrte tym. Major Samiu fiku cigaren, hoqi fletët e bardha ku kishte shkruar raportin, nga makina e shkrimit dhe po i lexonte. Edhe Agroni fiku cigaren dhe i’u afrua majorit.
-Në rregull major Samiu?- e pyeti Agroni.
-Po, gati, vetëm po i hedh një sy mos ka ndonjë gabim,-u përgjigj majori dhe vazhdoi -këtu në fund gjen vlerat e radioaktivitetit dhe në çfarë shkalle janë të dëmshme për njeriun- përfundoi majori duke nxjerrë nga xhepi i brendëshem i xhaketës ushtarake stilografin dhe firmosi. Pastaj ja kaloi stilografin dhe Agronit që të firmoste.
-Nuk të pyeta më përpara, po ç’ishte ajo gjurmë me radioaktivitet, çfarë ka ndodhur? -e pyeti majori Agronin.
Agroni firmosi dhe mori kopjen e raportit dhe i tha majorit: -mund të jetë ulur ndonjë avion për spiunazh!
Majori hapi sytë dhe karshi Agronit shfaqi një shenjë adhurimi. Kjo përgjigje e kishte shtuar me shumë misterin tek majori. Agroni falenderoi majorin dhe u largua me hapa të shpejtë drejt makinës që do e shoqëronte për në Skrapar.
(Rezidenca sekrete në Ramije, Tomor)
(Tunelet e rezidencës)
(Fragment shënimesh)
(Romani i Ben Shehut, "Ata nuk duhet ta dinë")
Ben Shehu
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com