Mit apo e vërtetë? Veshjet e bardha mbajnë larg të nxehtin, çfarë thonë ekspertët

Mit apo e  vërtetë? Veshjet e bardha mbajnë larg të nxehtin, çfarë thonë ekspertët

Të gjithë kanë tendencën të veshin rroba me ngjyrë të bardhë gjatë muajve të nxehtë. Kjo pasi mendohet se e bardha reflekton rrezet e diellit, janë veshje më të gjera si dhe nuk e tregojnë shumë djersën.

Por është mit apo e vërtetë se e bardha të mban më freskët...?  Në pamje të parë ajo të krijon ndjesinë si ngjyrë e ftohtë.

Për të hedhur dritë mbi këtë teori, flet Rhett Allain, profesor i fizikës në Southeastern Louisiana University.

Provoni një eksperiment. ‘Merrni një letër të bardhë dhe një letër të zezë e lërini në dritë të diellit. Prisni pesë minuta dhe më pas fërkoni secilën fletë në faqe, pasi ato janë më të ndjeshme se duart. Do kuptoni se letra e zezë është më e nxehtë se e bardha.’ ka thënë Allain. 

Drita e bardhë, shpjegon Allain, është kombinimi i gjithë ngjyrave, ndërsa e zeza është mungesa e ngjyrës. “Kjo do të thotë se letra e bardhë e reflekton gjithë dritën, ndërsa e zeza e thith dhe nxehet.”

Por, disa studime të tjera thonë se veshjet e zeza na mbajnë më freskët sesa të bardhat. Për shembull, Beduinët veshin rroba të zeza për t’i mbijetuar të nxehtit në shkretëtirën e Sinait.

Në teori: “Kur trupi nxehet, rrezaton energji (në spektrin infrared)” thotë Allain. “Nëse vishni rroba të bardha, ky rrezatim i trupit reflektohet mbrapsh në trup dhe ju nxeh edhe më shumë, ndërsa rrobat e zeza nuk e reflektojnë mbrapsh.”

Sërish kjo mbetet deri diku një pyetje pa përgjigje. Sipas ekspertit mjafton të mbani veshur rroba të rehatshme, të gjera dhe nga një material i butë dhe i freskët./Real Simple 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 11:49

    Prandaj vishuni me stilin e Mones dhe Lulit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë