Kishte shumë informacione e mendime rreth këtij personazhi, karakteri i të cilit është tejet i çuditshëm, herë agresiv, herë i zhdërvjellët, herë finok, herë brutal, herë mashtrues e herë bastisës…
Në fakt nuk është një studim mirëfilli. Në shumë paragrafe vihen re hapësira ku mund të shtjelloheshin shumë e shumë detaje. S’dihet për ç’arsye mudn ta ketë lënë në mes, ose thënë më mirë në këtë fazë “studimin” e tij, Mid’hat Frashëri. Sidoqoftë, materIali i hedhur me shtypshkrim në 13 faqe format, na zbulon shumë fakte, ngjarje e detaje nga jeta e karakteri i Esad Pashës, që na ngjallin interes.
Ky material, bashkë me shumë dorëshkrime të tjera, ruhet në Arkivin Qëndror të Shtetit në fondin me numër 35 emërtuar “Mid’hat Frashëri”, në dosjen me numër 20. Hulumtimi i këtij materiali sikurse dhe pjes adërrmuese e fondit personal të Mid’hat Frashërit është kryer nga studiuesi Uran Butka.
Dy ditë më pare në numrin e të mërkurës në Shqiptarja.com botuam pjesën e parë të këtyre shënimeve, ndërsa vijimin e tyre po e sjellim të plotë sot.
AD.PE.
(Vijon nga numri i të mërkurës)
Në fillim të muajit mars 1914, princi Vid mbërriti në Durrës. Një delegacion kishte shkuar në Nenvid për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë, delegacion në krye të të cilit ndodhet Esati. Ky gjest i tiranit të vogël nuk mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjë iluzion për të. Dihej se ai vazhdonte të mbante interesin të gjallë me rifillime gjyqesh, me fanatikë hajdutë dhe keqbërës dhe ishte e qartë se ai do të përfitonte nga rasti i parë për t'u deklaruar edhe një herë.
Ai u deklarua herën e parë, kur shpërtheu çështja e Perandorisë. Dihet se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve të Konferencës së Londrës dhe të evakuonte Shqipërinë e Jugut (Korça dhe Gjirokastra), ajo përdori një komedi kriminale, të quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipërisë 300 fshatra të djegur e të bërë shkrumb e hi nga grekët. Jugu kërkonte përforcime me armë e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizëm. Synimi i ndjekur ishte evident. Bëhej fjalë për të mbrojtur grekët, për të dobësuar Shqipërinë, për ta reduktuar atë (sidomos krahinatjugore, të cilat e kishin njohur atë si shef xhandarmërie dhe ishin shumë kundërshtarë me të) dhe për të arritur t'i imponohej Shqipërisë së vogël qendrore. Por, pak kohë më pas, tradhtia e Esatit mori një karakter edhe më të rëndë kur u njoh bashkëfajësia e tij në trazirat që ndodhën në rrethinat e Durrësit. Atëherë ai u arrestua dhe do të gjykohej e do të dënohej po të mos ishte ndërhyrja e Italisë, që e mori në mbrojtje duke ua shkëputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministër fuqiplotë i Italisë, urdhëroi që ai të merrej me një anije italiane; para se të largohej nga Shqipëria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim, që të mos shkelte më në Shqipëri. Por, pas largimit të princ Vidit nga Shqipëria, ky betim u harrua nga Esati; ai shkoi nga Roma në Greqi e në Serbi dhe, me një forcë të rekrutuar në territorin serb, u paraqit në Durrës.
Veprimi i tij i parë ishte të shkonte në pallatin e princit, të ndërpriste lidhjet e vendosura nga komisioni ndërkombëtar dhe të bënte kërdinë me objektet e çmuara që ndodheshin atje, objekte të cilat në pjesën më të madhe ndodhen edhe sot në Gjenevë, në shtëpinë që Esati kishte marrë atje me qira. Esati qëndronte me shumë vështirësi në Durrës ku u rrethua nga popullsia, që do ta detyronte të largohej nga qyteti dhe Shqipëria, po të mos ishin serbët që shkuan në ndihmë të tij, të cilët e zhblokuan, i dhanë trupat dhe annët e nevojshme për t'iu imponuar shqiptarëve. Tirani përfitoi nga kjo fuqi për t'u hakmarrë me armiqtë e tij - tridhjetë veta u ekzekutuan dhe shumë u vranë: ndërmjet tyre përmendim Koxhatin, prefekt i Durrësit, i cili ishte ftuar nga Esati në shtëpinë e tij. Pastaj mori urdhër të shkonte në Dibër por, sipas udhëzimeve të dhëna nga tirani, u ndalua jashtë qytetit të Durrësit, u dërgua në pronat e Esatit dhe atje e vranë duke i rënë me hunj, pasi e kishin futur në një thes! Nuk duam të diskutojmë këtu për çështjen e ndihmës që Esat Pasha u kishte dhënë serbëve gjatë tërheqjes së tyre dhe nëse kjo ndihmë është vepër ekskluzive që i interesonte tiranit ose më tepër një aksion pa interes i vetë shqiptarëve. Esati në kujtimet e tij, të cilat gazeta "Koha" i botoi dy ditë pas vdekjes së tij, kërkon ta ketë vetë gjithë meritën dhe për këtë ai nuk ngurroi aspak të blasfemojë kombin e tij. Ky ishte karakteri i vërtetë i Esatit, për të cilin asgjë nuk ekzistonte dhe nuk duhet të ekzistonte jashtë personit të tij.
Eshtë fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij, dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200 000 frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe "taborin" i tij të famshëm. Nuk ka asnjë arsye të fllitet keq për shqiptarët që përbënin taborin e tij dhe që, në fund të fundit, ishin njerëz të guximshëm, të sinqertë dhe të ndershëm, por nuk mund të thuhet e njejta gjë për shefin e tyre, i cili mendonte vetëm për veten e tij, ndërsa ushtarët e tij mendonin më shumë për atdheun e tyre.
Këta njerëz nuk vepronin aspak nga vlerësimi dhe konsiderata që kishin për Toptanin. Në të kundërtën, prania e Esatit në Selanik me të drejtë mund të konsiderohet si një incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptarëve. Dëshmitarë janë shqiptarët e Korçës, të cilët kanë bashkëpunuar me besnikëri me trupat franceze, por që kanë kërkuar me këmbëngulje që Esati të mos shkelte më në Shqipëri. Kështu edhe banorët e Gjirokastrës kanë luftuar krahas trupave italiane për t'i shërbyer në këtë mënyrë çështjes së Aleatëve dhe asaj të pavaresisë së atdheut të tyre. Gjatë qendrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e tij, sikurse thuhej - ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t'i shpëtonin sherbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata të kombësisë shqiptare dhe ushqime... etj, që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të tij, të cilët i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me pakicë. Për më tepër, ndodhi një skandal, ai i pagimit të taborit, i cili nga pashai kërkohej në flori, por që ushtarëve iu dorëzua në kartëmonedha.
Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, që Republika kishte caktuar pranë Esatit, duhet të dinë diçka lidhur me këtë temë. Kanë dashur ta trajtojnë Esatin si aleat besnik të Francës, nuk kihej parasysh se heroi ynë nuk e ka pranuar kurrë bindjen. Ai ishte një egoist, qe zotëronte në një shkallë të lartë "egoizmin e mallkuar". Para së gjithash, sidomos kur bëhet fjalë për personin e tij, ajo që injorohet është fakti se, kur përfundimi i betejës së madhe i u duk i dyshimtë, ai u përpoq të afrohej me perandoritë qendrore dhe filloi të hynte në lidhje me legatën osmane në Bernë. Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për një njeri të kallëpit të tij, për faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarët, ai tradhtoi më në fund italianët dhe bëhet armiku i tyre për të kaluar në kampin e serbëve. Por shansi filloi të lodhet. Ishte fillimisht Anglia, që duke iu përgjigjur një thirrjeje të Dhomës së Komunave deklaroi se nuk njihte asnjë funksion zyrtar të Esatit (1918); pastaj, rreth fundit të vitit, Franca ndërpreu çdo lidhje me të dhe u thirr Krajevski.
Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris; ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t'i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.
Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se 2 000 000 franga me qejfe, automobil etj, pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete.
Po, përse e përdor ai këtë kohë dhe titullin e kryetarit të qeverisë shqiptare e të delegacionit shqiptar, që ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonjëherë zërin kur vendi i tij kërcënohej të përçahej? Jo. Ai argëtohet, intrigon kundër vendit të tij, duke menduar vetëm për veten. Fillimisht në muajin maj katër shqiptarë: Inizot Koleci, peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan në Paris për të biseduar me Esatin dhe u përpoqën të depërtonin edhe një herë në mendimet e tij. Dy shqiptarët e fundit, nga katër që ishin, qendruan në hotelin "Kontinental" ku qendronte vetë Esati dhe që të katërt patën shumë takime me këtë të fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se:
1- Serbia ijepte një pension mujor për shkak të simpatisë së kjo qeveri
kishte për të, por se këto shuma nuk ishin aspak një borxh i Shqipërisë.
2- Nuk kishte asnjë konventë ndërmjet vetë Esatit dhe Malit të Zi.
3- Në të kundërtën, ai u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit në favor të tyre dhe të bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bë kaq naiv sa e dorëzoi vetë tekstin e marrëveshjes së tij me Jugosllavinë, ashtu sikurse është paraqitur nga një memorandum i kësaj mbretërie në Konferencën e Paqes.
4. Hasan Rizai në fakt ishte vrarë nga Osman Bali, por ai pretendonte
se kjo nuk ishte bërë aspak me urdhër të tij. Nga ana tjetër, kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej të hakmerrej me të gjithë armiqtë e tij politikë, në se do të arrinte ndonjëherë të shkelte në Shqipëri.
Por ai e dinte mirë se nuk mund të shkonte në Shqipëri sepse do të
Ndalohej, do të gjykohej dhe do të varej. Italia u akuzua pa të drejtë se e kish bërë të pamundur kthimin e tij në Shqipëri. Gjë që njihet pak është fakti se Esati kishte pasur gjatë katër muajve të fundit takime të fshehta me agjentët italianë Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati të ndërronte kamp. ta linte Serbinë për Italinë dhe në këtë nuk ka asgjë tëjashtzakonshme, aq më tepër mbasi urrejtja për qeverinë shqiptare të Tiranës, urrejtje që italianët dhe Esati e kishin në të njejtën masë, e bënin bashkëpunimin e tyre krejt të natyrshëm.
P.S. - Disa hollësi për karakterin e tij:
Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre: Esati u martua përsëri me një turke, pasi kishte harxhuar pasurinë e gruas së tij të parë dhe duke mos u shqetësuar aspak për të dy vajzat e tij. Një ditë, ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme të cilën e pyeti se e kujt ishte. Jam vajza tënde - iu përgjigj fëmija i pafajshëm. Me dokumente false, ai siguroi pronësinë mbi pasuritë e kushëririt të tij, Selim Pasha.
Në Janinë, ai syrgjynoste njerëz të rëndësishëm për t'i detyruar të paguanin haraç. Kështu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumë
të tjerë.Pasi urdhëroi vrasjen e Hasan Riza Beut në Shkodër, ai i dërgoi fjalë Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo që do ta denonconte vrasësin.
Për vrasjen tragjike të Nexhat Efendiut, ai nxorri një qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me një shumë të madhe që ai e kërkonte dhe i premtoi një shpërblim atij që do ta zbulonte.
Në Selanik
Gjatë qendrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e tij, sikurse thuhej - ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t'i shpëtonin sherbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata të kombësisë shqiptare dhe ushqime... etj, që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të tij, të cilët i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me pakicë
Në Paris
Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se 2 000 000 franga me qejfe, automobil etj, pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete
Haraçe
Në Janinë, ai syrgjynoste njerëz të rëndësishëm për t'i detyruar të paguanin haraç. Kështu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumë
të tjerë.Pasi urdhëroi vrasjen e Hasan Riza Beut në Shkodër, ai i dërgoi fjalë Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo që do ta denonconte vrasësin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)