Mite mbi alergjitë

Të rriturit preken nga alergjitë, edhe pse nuk kanë vuajtur në fëmijëri

Miti: lulet nxisin alergjinë
Disa nga personat të cilët profesioni i tyre i bën që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me lulet mund të kenë simptoma alergjike, por në përgjithësi, bimët që shkaktojnë alergji janë shkurre që prodhojnë polene.

Miti: nuk ka polene në plazh
Dakord, është e vërtetë që krahasuar me vende të tjera, plazhi i bën mirë alergjikëve. Zonat pranë detit në përgjithësi kanë më pak polene. Por ama, nuk duhet harruar që pranë detit ka barishte dhe shkurre të cilat mund të rinxisin simptomat e alergjisë.

Miti: mjalti “i zonës” mund të reduktojë alergjitë
Teoria se ngrënia e mjaltit të zonës ndihmon alergjikët nuk është vërtetuar në studime. Ka njerëz të cilët besojnë se poleni që ndodhet në mjalt do t’i desensibilizojë ata, duke mos shfaqur simptomat e rinitit alergjik. Nga ana tjetër, polenet që ndodhen në mjalt mund të mos përfshijnë ato polene ndaj të cilëve ju jeni alergjik.

Miti: alergjia e fëmijëve do zhduket me moshën
Disa fëmijë mund të shfaqin përmirësim në disa lloje alergjish, por kjo nuk ndodh në rinitin alergjik sezonal.

Miti: alergjia nga mykërat shfaqet vetëm në mjedise të brendshme
Sporet e mykrave mund të gjenden gati kudo. Ato rriten në tokë, në gjethet e rëna e drunjtë e kalbur, veçanërisht në klimë të lagësht. Gjasat më të larta për të pasur një reaksion alergjik janë në verë, pasi myqet nuk janë aktive gjatë dimrit.

Miti: nëse nuk ke patur alergji gjatë fëmijërisë, nuk do të vuash asnjëherë prej tyre.
Shpesh alergjitë fillojnë në fëmijëri. Por gjithashtu mund të zhvillohen te të rriturit. Disa prej tyre takohen pasi ndryshoni mjedis dhe bini në kontakt me alergenë të rinj. Një pjesë e të rriturve rizhvillojnë simptomat që kanë patur gjatë fëmijërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike