'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente

'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente

Një incident i ka ndodhur ditën e sotme presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, e cila ndodhej aty tranzit për të shkuar në Slloveni.

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është tentuar ti merret telefoni celular nga sigurimi i aeroportit, kjo ka shënuar edhe një konfrontim mes sigurimit apo stafit të Presidentes Osmani dhe sigurimit të aeroportit të Shkupit.

Pas incidentit, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, i cili tha se veprimi i zyrtarit të sigurimit është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare, ndërsa e cilësoi si të paprecedentë.

“Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse”, theksoi ai.

Pas incidentit që i ndodhi presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili u shpreh se rasti ishte një keqkuptim. 

"Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.

Lidhur më këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se menjëherë pas kësaj është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe se po merren masa për zbardhjen e incidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

1722543160_aeroportiishkupit.JPG

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka reaguar lidhur me incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Në njoftimin e MBP-së maqedonase thuhet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin ta kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.

“Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, thuhet në njoftim.

Më tej, MPB-ja maqedonase tha se menjëherë pas kësaj është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ora 21:59
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka sqaruar për mediat në Kosovë se çfarë ndodhi në Aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, teksa u tentua ti merrej telefoni asaj nga forcat e sigurisë së aeroportit. Kupina thotë se sigurimi i aeroportit tentoi të merrte telefonin e presidentes Osmani, madje pas kundërshtimit për këtë gjë e kanë shtyrë. Më tej sipas Kupinës është marrë çanta e Osmanit dhe ajo hyri në sallën e VIP të aeroportit, por telefoni për asnjë arsye nuk është dorëzuar.

“Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, ka thënë Kupina për Gazeta Insajderi.

Sipas Kupinës, sjellja e zyrtarit të aeroportit ishte e dhunshme dhe arrogante, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë. Presidentja më pas njoftoi kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Osmani u vonua për mëse një orë në aeroport.

“Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse. Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident. Presidentja e ka njoftuar për këtë skandal diplomatik të shkaktuar nga pala maqedonase kryetarin e Kuvendit z.Afrim Gashi, të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar. Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim. Kabineti i Presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët na kanë informuar që një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar. Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundershtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës.  Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në menyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë një ndonjëherë një gjë të tillë”, ka përfunduar ai.

Ora 21:36
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim

1722541339_izet.jpeg

Pas incidentit që i ndodhi presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku sigurimi i aeroportit tentoi që ti marr telefonin, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Ai ka konfirmuar incidentin në aeroportin e Shkupit ndërsa tha se janë duke u marr me këtë rast. 

“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike