Mitingjet e Bashës, Këlliçi: Nuk bëjmë thirrje për grumbullime, qytetarët mblidhen vetë! Drejtorët e PS-së presion për votën në Tiranë

TIRANË- Në takimet elektorale të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qytetarët grumbullohen me dëshirën e tyre pasi duan që të prekin ndryshimin. Kështu bëri me dije kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi i cili nënvizoi se ato vazhdimisht bëjnë thirrje për distancë sociale, dhe për të respektuar masat, por qytetarët grumbullohen pasi ka një padurim të madh nga qytetarët për të takuar Bashën.

'Po zhvillojmë takime pafund me njerëzit pasi për shkak të COVID, po organizojmë takime me individë. Nuk është çështje se Basha mbledh turmat, po ka një padurim shumë të madh të qytetarëve, por edhe të demokratëve për ta takuar zotin Basha. Janë qytetarët që kanë ardhur nëpër takime. Ne kemi bërë thirrje që qytetarët të ruajnë distancën. Por kjo tregon padurimin e qytetarëve për të shkuar dhe për të prekur ndryshimin. Çdo kandidat i PD-së shëndetin e qytetarëve e ka në radhë të parë. Kudo në çdo takim kemi bërë thirrje për distancë. Kanë qenë me qindra qytetarë dhe demokratë me flamur me logo dje në zonën e Unazës së re edhe qytetarë banorë të zonës kanë ardhur vetë. As nuk i njihnim nuk janë strukturë e PD dhe kishin ardhur për të qenë pjesë e takimit. Gjatë gjithë kohës është ky format i takimit që ne bëjmë thirrje për distancë.’- tha Këlliçi.

VIDEO/Intervista e plotë

Duke u ndalur në zonat e tij elektorale që mbulon në kryeqytet, Këlliçi hodhi akuza nga kampi kundërshtar, se drejtorë të PS-së po intimidojnë dhe po shantazhojë qytetarët me vendet e punës në administratë që të votojnë PS-në. Për Këlliçin, deklaratat e Ramës se nëse PD vjen në pushtet qytetarët ta harrojnë procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit, tha se janë tallje me qytetarët, pasi fondet janë për shtetin shqiptar dhe jo për individin.

‘Në Kombinat kandidatja përballë është Belinda Balluku, nuk kam asnjë koment për të, përveçse kam dënuar që intimidojnë qytetarët të mbledhin karta dhe të votojnë PS-në që të mbajnë vendin të punës. Kombinati është zona më e vështirë, për shkak të goditjes nga tërmeti dhe talljes së kësaj qeveria me procesin e rindërtimin. Po gënjehen nga Balluku dhe drejtorët. I ka premtuar Edi Rama që brenda dhjetorit duhet të ishin brenda shtëpiave, banorët nuk janë. Pastaj Edi Rama po gënjen qytetarët me se po ikëm ne nuk do të ketë më vaksina  procesi i rindërtimit do të ndalojë! Këto janë gënjeshtra dhe talljem me qytetarët.

Shtëpiat e tyre do të ndërtohen aty ku ishin me sipërfaqen që kishin. Është e vështirë të ndalosh propagandën e palës përballë për të manipuluar qytetarët. Paratë dhe ndihma nuk i është dhënë Edi Ramës si individ, por shtetit shqiptar dhe ne procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit do ti zhvillojmë dhe me transparencë. Unë kam denoncuar të paktën 8 raste në zonën e Unazës së re që nuk kanë marrë as dëmshpërblim as bonus qiraje asgjë.’- tha Këlliçi.

Sa i takon fletës së votimit, Këlliçi tha se është bërë si një fletë bingoje, në mënyrë që të minohet procesi i transparencës.

‘Është fletë bingoje. Një fletë absurde që është bërë për të minuar procesin transparencës, për t’ja vështirësuar jetën votuesit të thjeshtë.’- tha Këlliçi.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja