Nga ora 17:00 e kësaj të enjte dhe deri në përfundim të aktivitetit politik të Partisë Socialiste një sërë aksesh rrugore siç dhe shihni në këtë foto do të jenë të bllokuara, duke mos u lejuar kalimi dhe parkimi.

rruget qe bllokohen mitingu ps
                                           Rrugët që bllokohen nga mitingu i PS
 
Sipas njoftimit të policisë të bllokuar janë: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga Kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza", Rruga "Abdyl Frashëri", nga kryqëzimi me Rrugën "Ibrahim Rugova" deri tek kryqëzimi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Rruga "Lek Dukagjini", nga Garda e Republikës deri tek Sheshi Italia, Rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me Rrugën "Papa Gjon Pali i II" deri tek kryqëzimi me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
 
Si do të ndryshojë itinerari i autobusëve
Këto bllokime kanë sjellë dhe ndryshimin e itinerarit për linjat urbane të cilat do të spostohen si më poshtë: Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga "Muhamet Gjollesha", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas.
 
Linja Urbane Kamëz - Tiranë - Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qendror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi "Parisi" tek Rruga e "Durrësit"(Kafe Flora).
 
Policia njofton se për simpatizantët që do të vinë nga rrethet me autobus nuk do të lejohet që ata të futen në qendër por do të parkojnë në pika të caktuara.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com