TIRANE - Pas videos së publikuar në rrjetet sociale të një mjekeje pediatre e cila kishte marrë para gjatë shërbimit, Drejtoria e QSUT-së e ka pezulluar atë menjëherë nga detyra.

Pezullimi i mjekes do të mbetet në fuqi deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga grupi i punës dhe organet kompetente që po merren me këtë rast.
Në një deklaratë për mediat zv/ministrja Ilva Ikonomi bëri të ditur vendimin për pezullimin nga puna të mjekes si dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të mitmarrjes në shërbimin spitalor.

Ikonomi tha se sfida e Ministrisë së Shëndetësisë është mbetet rikthimi i besimit të humbur të qytetarëve tek sistemi shëndetësor. Edhe zv/ministrja e shëndetësisë i bëri thirrje qytetarëve që denoncimet e tyre ti bëjnë në në portalin unik online kundër korrupsionit.   
 
 
(Video)

 
Më poshtë deklarata e plotë e Milva Ikonomit
 
Nisur nga denoncimi i bërë publik sot në rrjetet sociale, ka pezulluar në mënyrë të menjëhershme nga detyra punonjësen e sistemit të kujdesit shëndetësor me iniciale F.K., deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga grupi i punës që është ngritur për këtë qëllim dhe organet kompetente.

Duke marrë shkas nga akti i sotshëm qytetar i denoncimit publik të këtij rasti të dënueshëm korruptiv të mitmarrjes, si dhe duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit tonë spitalor, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe nxit çdo qytetar të këtij vendi që të jetë pjesë aktive e bashkëpunimit të ndërsjelltë për denoncimin e çfarëdolloj akti korruptiv, me të cilin ata ndeshen gjatë ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.

Ashtu siç e kemi theksuar përherë, sfida jonë mbetet rikthimi i besimit të humbur të qytetarëve tek shërbimi shëndetësor.

Prandaj, jemi të vendosur që të mos lejojmë që asnjë akt që bie ndesh me këtë angazhim themelor qeverisës, apo çdo punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor që provohet të jetë i përfshirë në akte korruptive, të mos gjejë vend në sistemin e kujdesit shëndetësor që duam të ndërtojmë.

Për këtë qëllim, ftojmë qytetarët të denoncojnë aktet korruptive në portalin unik online kundër korrupsionit të prezantuar sot në takimin e organizuar nga Ministria e Çështjeve Vendore