Mitrovicë, digjen 3 makina në
mënyrë të qëllimshme

Mitrovicë, digjen 3 makina në <br />mënyrë të qëllimshme
KOSOVE -  3 automjete janë djegur mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë, pasi u është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme me substanca djegëse.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës janë ndjegur 2 vetura në Mitrovicë, ndërsa një tjetër në Zveçan.

“Njësitë policore, të cilat kanë reaguar në vendngjarje kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë derivat i naftës, benzinë, u kanë vënë zjarrin automjeteve. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës i ka regjistruar rastet si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz