MITROVICE- Dy shpërthime janë regjistruar gjatë natës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës, objekt i të cilit ishin hoteliere private.
“Rasti i parë i shpërthimit u regjistrua rreth orës 19: 40min, në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës, ndërsa dëme materiale janë regjistruar në lokalin (kafeterinë) e një qytetari të përkatësisë etnike boshnjake”, thuhet në njoftim, ku sqarohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shpërthimi i dytë u regjistrua disa minuta para mesnatës, rreth orës 23:45min, në rrugën “Angjellka Neshiça”, në ballkonin e një moteli privat, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, në veri të Mitrovicës.
“Dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip “Toyota”, pronë e ankuesit, e cila ishte e parkuar afër vendit të shpërthimit ndërsa janë regjistruar edhe dëme sipërfaqësore materiale në pjesën e jashtme të lokalit".
"Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa besohej se eksplozivi mund të jetë një granatë dore, e ngjashme me atë të rastit të parë të shpërthimit”, thuhet në njoftim.
Rastet janë regjistruar si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rasteve të regjistruara.
(europaelire/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com