Mitrovicë, hidhet një granatë në 
oborrin e banesës së një shqiptari

Mitrovicë, hidhet një granatë në <br />oborrin e banesës së një shqiptari
MITROVICE- Një granatë është hedhur në oborrin e një shqiptari në veri të Mitrovicës. Shqiptari me inicialet B.M është banor i lagjes së boshnjakëve në veri të Kosovës. 

Nga burimet policore të Kosovës mësohet se granata është hedhur nga persona të panjohur, por fatmirësisht ajo nuk ishte aktiviziuar. Nuk ka të dhëna të tjera rreth këtij sulmi, por policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe autorët e dyshuar të saj.
Ky nuk është rasti i parë ku familjet shqiptare në veri kërcenohen dhe hidhen bomba drejt pronave të tyre.
Në prill të këtij viti nga një eksploziv i montuar në banesën e tij ishte vrarë Selver Haredinaj.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!