Pas lajmit që KFOR po bastis dhe vëzhgon nga afër ROSU, njësinë speciale të Policisë së Kosovës, KFOR-i këtë herë ka ngritur nivelin e sigurisë në lagjet me popullatë të përzier në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Aty shihen patrulla më të shpeshta të KFOR dhe patrulla këmbësorie.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, pwr rajonin e Mitrovicws Besim Hoti, ka deklaruar se gjendja është stabile. 
Por sipas tij, mbrëmë është regjistruar një rast i të shtënave me armë në fshatin Çabër, ku thuhet të jetë dëmtuar një veturë e një serbi. 
Por përveç dëmeve të makinës, nuk raportohet për ndonjë të lënduar. 
Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën. 
/rg/shqiptarja.com/