Mitrovicë, Në gjyq shtatë të dyshuar për trazirat

Mitrovicë, Në gjyq shtatë të dyshuar për trazirat
Shtatë të dyshuarit kryesorë për trazirat e marsit të vitit 2008 në veri të Mitrovicës, Marjan Ilinqiq, Zoran Qaviq, Dragan Millojeviq, Miodrag Raliq, Aleksandar Arsenijeviq, Nebojsha Joviq dhe Avni Krasniqi, do të dalin sot para gjykatësit të EULEX-it në veri të Mitrovicës.

Pritet nëse do të konfirmohet aktakuza kundër tyre. 

Disa nga të dyshuarit aktualisht mbajnë poste udhëheqëse nëpër institucione të ndryshme në veri 

Të dyshuarit akuzohen për një sërë veprash të ndryshme penale, siç janë marrje me dhunë e gjykatave në veri të Mitrovicës, thirrje për rezistencë, nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, pengim të personave zyrtarë në kryerje të detyrës etj. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi