Një i vdekur, një i plagosur rëndë është bilanci i përleshjes me amë, që ka ndodhur të mërkurën në mesditë në qender të pjesës jugore të Mitrovicës. Mësohet se vrasja ka ndodhur kur në veturën e tyre është qëlluar nga një veturë tjetër. Vdekjen e një personi si dhe plagosjen e një tjetri e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë, raportojnë mediat në Kosovë.
Florim Salihu, rreth të 30 vjeçar, ka mbetur i vdekur në vend si pasoj e të shtënave që kanë ndodhur në vendin e quajtur tek ‘Bunari’ në jug të Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, në lidhje me këtë rast ka theksuar se si pasoj e përdorimit të armëve nga ane e dy grupeve, një person ka vdekur në vendi e ngjarjes dhe një tjetër është plagosur rëndë. Policia dyshon se në këtë përleshje të armatosur ka edhe më shumë të plagosur, të cilët duket se janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas hetimeve të para dyshohet se motivi i këtij incidenti është kriminal ka thënë policia.
Personi i plagosur pas dhënies së ndihmës së Spitalin e Mitrovicës është dërguar urgjentisht në QKUK-në në Prishtinë. Policia është duke hetuar rastin. Sipas policisë, aktorët e këtij krimi janë të njohur për policinë. Policia sipas Hotit është duke bërë bastisjen e disa shtëpive në Mitrovicë dhe rrethinë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com