MITROVICE- Veriu i Mitrovicës sërish është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur mbrëmë rreth 00:40, bëjnë të ditur burime të "KosovaPress".

Sipas këtyre burimeve një granatë është hedhur në tarracën e shtëpisë së kryetari të partisë SPS, për veriun e Mitrovicë, Ninosllav Xheriç, por për fat të mirë, nga shpërthimi, përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Mësohet që bashkëshortja e tij është kryeshefe e Agjencisë për Pasuri ish-Habitat, ndërkohë që policia ka dalë në terren për zhvilluar hetimet rreth këtij sulmi.

Ky është sulmi i dytë me mjet shpërthyes në Mitrovicën e veriut brenda 24 orëve. Në sulmin e parë, shpërthimi ndodhi pranë banesës së një kandidati të Partisë së Pavarur Liberale (SLS) e cila është e afërt me institucionet e Kosovës.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)