Mitrovicë, shpërthim granate në
një kënd lojrash, nuk ka viktima

Mitrovicë, shpërthim granate në <br />një kënd lojrash, nuk ka viktima
MITROVICE - Një granatë dore ka shpërthyer në veri të Mitrovicës ditën e sotme, rreth orës 11:00, por për fat nuk shkaktoi të lënduar, njofton “Koha Ditore”.

Sipas burimeve të policisë, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në këndin e lojërave të fëmijëve, i cili gjendet në afërsi të ProCredit Bank në veri të Mitrovicës por nuk ka pasur të lënduar.

Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre, as motivet e këtij incidenti. Policia e Kosovës në Mitrovicë ka konfirmuar rastin e shpërthimit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka theksuar se një shpërthim ka ndodhur rreth orës 11:00 në një kënd lojërash në afërsi të ProCredit Bank në veri të Mitrovicës. Për fat nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla në një ndërtesë, e cila gjendet në afërsi.

Policia në vendin e ngjarjes po heton më tej rastin. Për momenti nuk ka persona të dyshuar lidhur më këtë shpërthim.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren