Mitrovicë, shqiptarët në veri: Do
mbrojmë pronat edhe me armë|

Mitrovicë, shqiptarët në veri: Do <br />mbrojmë pronat edhe me armë|
MITROVICE – Pas sulmeve të fundit në Mitrovicë, shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit kanë filluar të organizohen në turne duke ruajtur ditë e natë pronat e tyre. “Nuk do t’i lëshojmë shtëpitë dhe as pronat tona”, i tha njëri prej tyre korrespondentit të Shqiptarja.com atje, i cili bisedoi në terren me banorët. “Edhe do të armatosemi nëse është nevoja”, shtoi një tjetër. 

Banorët e Mitrovicës i vizitoi edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati. 

"Në situata të tilla, nëse vjen deri te sulmi eventual, atëherë secili të mbron pronën dhe pragun e shtëpisë, sepse mënyra tjera nuk ka.Jo ta marrin ligjin në duart e tyre, por nëse janë të kërcënuar ta mbrojnë familjen. 

Por, përderisa kryetari ua kërkon shqiptarëve të veriut me forcat e veta të mbrojnë familjet e tyre, banorët shqiptarë të veriut tregojnë se policia po ua konfiskon edhe ato pak armë që kanë për sigurinë e tyre. 

Abdullah Banjska, përfaqësues i lagjes së doktorëve tregon se ai ka armë dhe me to fle. Ai u ankua së zyrtarë serbë që janë nga veriu e punojnë në Prishtinë, i transporton autobusi zyrtar i qeverisë së Kosovë i cili i bart ata nga veriu në Prishtinë, e në anën tjetër shqiptarët vriten të pasigurtë e lëvizin urave të improvizuara e të bllokuar nga serbet më barrikada betoni.

“Tre rrokaqiejt” është lagjja e vetme në veri të Mitrovicës ku, përveç pakicës serbe, banojnë edhe shqiptarë. Një banor i lagjes humbi jetën para dy ditësh ndërsa fëmijët e tij mbetën të lënduar për shkak të eksplozivit që iu vendos shtëpisë së tij. Dje, policia e Kosovës ngriti një stacion fiks në këtë lagje por brenda pak minutave ai u sulmua e shkatërrua nga qytetarët serbë.

Situata gjatë ditës së sotme në këtë lagje ka qenë shumë e rënduar dhe ndjehet një klimë e përgjithshme frike, dëshmon korrespondenti i Shqiptarja.com. Tre familje shqiptare, kryesisht gra, u larguan nga banesat e tyre te “Tre rrokaqiejt”. “Të gjithë po largohen, edhe ne u larguam se nuk jemi të sigurt”, i tha njëra prej tyre korrespondentit tonë atje, pa dashur të identifikohej.

Rreth orës 15:00, rreth 200 persona u mblodhën gjatë ditës së sotme pasi zëra për një protestë kishin qarkulluar në rrjetin social Facebook. Asnjë nga të pranishmit nuk mori përsipër autorësinë e organizimit të kësaj proteste. Forcat e Xhandarmërisë franceze dhe të EULEX-it u afruan menjëherë për të larguar personat e mbledhur pranë Urës së Ibrit, që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, atë jugore të populluar kryesisht nga shqiptarë dhe atë jugore me mazhorancë serbësh.

Shumica e tyre reaguan duke filluar të brohorisnin “në veri, në veri”. Njëri prej tyre tha se “në vend që të koncentrohen në veri dhe të sigurojnë lagjet shqiptare ata po vijnë te ne”.

Ndërsa Valdet Braha, një tjetër protestues, tha: “EULEX solli dhjetë autoblinda për një informatë të pakonfirmuar të protestës së shqiptarëve në jug të Mitrovicës, e në veri nuk shihet asnjë autoblindë për të mbrojtur qytetarët që po terrorizohen nga grupet kriminale serbe”.

Më pas protestuesit u shpërndanë qetësisht. 

Para luftës së vitit 1999, në veri jetonin 13 mijë shqiptarë dhe 5 mijë serbë, tregon Halit Berani i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa sot, sipas tij, janë mbi 20 mijë serbë dhe më pak se 3 mijë shqiptarë.

(rg/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës