Mitrovicë, sulmohet në qendër të
qytetit familja e Leonarda Dibranit

Mitrovicë, sulmohet në qendër të<br />qytetit familja e Leonarda Dibranit
MITROVICË - Sulmohet familja e Leonarda Dibranit. Vajza 15-vjeçare, e cila nuk pranoi të kthehet në Francë pa familjen e saj, prej nga u depërtua për në Kosovë, është çuar bashkë me familjen në stacionin e policisë në Mitrovicë për shkak të problemeve me një tjetër familje rome në këtë qytet.

Incidenti mes dy familjeve ka ndodhur rreth orës 17:00 në qendër të qytetit të Mitrovicës përkatësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Ndërsa familja Dibrani e përbërë prej tetë anëtarësh ishte duke shëtitur, ata takohen me një familje tjetër rome dhe fillon një përleshje mes tyre e me këtë rast është lënduar Xhemile Dibrani e familjes së atdhesuar.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Kosovapress se policia është duke investuar këto dy familje, të cilat janë, të dyja të riatdhesuara dhe për të cilat dyshohet se mes vete kanë pasur probleme të mëparshme.

“Zënka e tyre nuk ka të bëjë me lëvizjen e lirë në kuptimin e përgjithshëm, si dhe nuk ka motiv etnik”, ka thënë Zahiti. Të dy familjet janë ende në stacionin policor, ku po merren në pyetje nga hetues të policisë.

Kryefamiljari Dibrani u shpreh se "kanë frikë të jetojnë në shtëpinë e tyre në Mitrovicë".

Familja Dibrani ditë më parë u depërtua nga Franca, gjë e cila ngjalli protesta të nxënësve dhe studentëve në Paris, pasi Leonarda për tu kthyer në Kosovë ishte marrë nga policia në autobusin e shkollës.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, u tha protestuesve se Leonarda mund të kthehej në Francë për shkak të shkollës, por jo edhe familja e saj, gjë e cila u refuzua nga ajo.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin