Nga të shtënat nuk raportohet për asnjë të lënduar. Një gazetare e këtij portali deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se pati shtatë të shtëna dhe vetëm dëme materiale.
Drejtori i zyrës për kërkime sociale, Pavle Dimitrijevic, deklaroi për Radio Kontakt se ky incident tregon për gjendjen e pasigurt në të cilën punojnë gazetarët, jo vetëm në Mitrovicë, por në gjithë veriun e Kosovës.
Sipas tij nuk është e lehtë të merresh me çështje politike dhe shoqërore dhe se kjo nuk është hera e parë që raste të tilla ndodhin ndaj gazetareve.
‘Duhet vërtet të reagojmë, si shoqëri, si qytetare, që të mos ngelet vetëm tek reagimi i shoqatave te gazetareve’, tha Dimitrijevic.
Portali informativ ‘Kossev’ ka filluar nga puna para disa muajsh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)