/ATSH/.- Mitrovica, qyteti më i madh veror i Kosovës, përgatitet për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në ditën e 10 qershorit, në Boletin, vendin e lindjes.
Për përgatitjet dhe ecurinë e të gjitha aktiviteteve do të formohet një Këshill organizativ, u tha sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të komunës jugore të Mitrovicës.
Të enjten, më 23 prill, në sallën e Kuvendit të Komunës, në Mitrovicë, do të mbahet edhe takimi i parë i Këshillit për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini.
Edhe javën e kaluar, kryetari i komunës jugore, Agim Bahtiri, gjeneral brigade i FSK-së, Zymber Halimi, drejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçi dhe përfaqësuesi i familjes së Isa Boletinit, Gazmend Boletini, kanë mbajtur një takim ku kanë biseduar për përgatitjet për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletinit.