PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Pas vendimit të së premtës të qeverisë së Republikës së Kosovës - Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, ku është urdhëruar Komuna e Mitrovicës Veriore që të ndërpresë rifillimin e ndërtimeve në lagjen Kroi i Vitakut dhe i cili nuk është implementuar nga ana e kësaj të fundit, ka filluar aksioni i qeverisë së Kosovës për ndaljen e punimeve ndërtimore.
Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dje ka vizituar punishtet dhe pas konstatimit se punimet janë duke vazhduar, kanë vendosur masën e ndalimit të përkohshëm ku të dy ndërtesat ilegale janë rrethuar me shiritin e ndalesës së punimeve dhe është shqiptuar me shkresë masa e ndalimit të punimeve.
Zyra për komunikim publik e Kryeministrisë kosovare njoftoi mbrëmë se zbatimin konkret të vendimit në terren e ka vëzhguar drejtëpërsëdrejti zv/kryeministrja në qeverinë e Kosovës Edita Tahiri e cila së bashku me inspektorët ka qëndruar Lagjen Kroi i Vitakut, ku po zhvillohen punimet ilegale.
Me këtë rast, zv/kryeministrja Tahiri edhe një herë ka nënvizuar se veprimet që nuk janë në pajtim me ligjet e Kosovës dhe moratoriumin e arritur mes MMPH-së dhe dy kryetarëve të komunave të veriut e jugut të Mitrovicës dhe faktorit ndërkombëtar përbëjnë vepër penale dhe qeveria e Kosovës sipas kompetencave ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr masat e nevojshme. Çdo veprim tjetër pas kësaj mase të vendosur pa miratimin e organeve kompetente do të bart konsekuenca ligjore, ka thënë ajo.
Mitrovica Veriore është komuna me e re, e dhjeta, me shumicë serbe në Kosovë./a.g/
/Shqiptarja.com