/ATSH/.-Shërbimi i gjendjes civile në administratën e Komunës së Mitrovicës së Jugut deklaroi sot se gjatë vitit 2014 ka arritur që me sukses të ofrojë të gjitha shërbimet e kërkuara, duke lëshuar një numër rekord prej 95.485 dokumentesh, mes të cilave 14.266 çertifikata lindjeje.

Ndërsa, numri i qytetarëve, të dhënat e të cilëve kanë kaluar në regjistrin qendror gjatë vitit 2014 është 34.983, bën të ditur zyra e shtypit e komunës jugore të qytetit më të madh verior të Kosovës.

Zyra për Kthim e Komunës së Mitrovicës së Jugut, bën të ditur se gjatë vitit 2014 janë kthyer tetë familje me gjithsej 30 anëtarë të komuniteteve të ndryshme minoritare.