/ATSH/.- Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës miratoi kërkesën për lirim me kusht për 6 të pandehurit në rastin e krimeve të luftës, i njohur si 'Grupi Drenica'.
Sipas njoftimit të dërguar mbrëmë nga EULEX, shumat e garancisë janë caktuar nga 20,000 euro deri në 50,000 euro, në proporcion me shkallën e veprave penale. Urdhri për lirim nuk do të lëshohet deri në pranimin e garancisë. Të pandehurit duhet t'i dorëzojnë të gjitha dokumentet e udhëtimit në Gjykatë, nëse nuk e kanë bërë deri tani. Më tej, atyre nuk u lejohet të kontaktojnë me asnjë dëshmitar të rastit, të bëjnë deklarata publike ose fjalime të çfarëdo lloji, e as të afrohen në ndonjë vend ku janë të mbledhur më shumë se 10 persona. Dështimi për t'iu përmbajtur këtyre kushteve do të rezultojë në kthimin e menjëhershëm të masës së paraburgimit. Këto masa do të mbeten në fuqi për 2 muaj, deri në shkurt 2015.
Në vendosjen e masave më të ulëta kufizuese, Gjykata vlerësoi rrezikun e sigurimit të provave të mëtejshme ndaj parimeve të proporcionalitetit të masave kufizuese, dhe se të pandehurit nuk duhet të ndëshkohen për ndonjë vonesë në procedurë, e cila nuk është shkaktuar prej tyre.
Duke pasur parasysh këtë, Gjykata konsideroi se të pandehurit kishin qenë tashmë në paraburgim për më shumë se 18 muaj. Gjykata më tej vlerësoi se shumica e madhe e provave në mbështetje të rastit të prokurorisë është prezantuar në shqyrtimin kryesor. Pothuajse të gjitha dëshmitë substanciale janë siguruar nga prokuroria, dhe dëshmitë e mbetura të prokurorisë vetëm mund konfirmojnë vërtetësinë e fakteve të veçanta dhe nuk do të bëjë asnjë ndryshim në pyetjen e përgjithëshme të fajit ose pafajësisë. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.Këto masa do të mbeten në fuqi për 2 muaj, deri më 18 shkurt 2015.
/Shqiptarja.com