Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, nisën sot punimet për ndërtimin e spitalit të fëmijëve.
Në ceremoninë e fillimit të punëve me mjete të siguruara nga Shoqata Humanitare "Nëna Terezë", nga Gjermania, kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, tha se ky është një objekt shumë i rëndësishëm shëndetësor, që i ka munguar qytetit.
"Ky objekt nuk do të fillonte sot, po të mos ishte përkushtimi nga Shoqata Humanitare 'Nëna Terezë' nga Gjermania, kryesia e saj, kryetari Shaqir Gashi dhe veprimtari i saj i dalluar Fazli Gashi", u shpreh mirënjohës kryetari i komunës së Mitrovicës jugore.
Spitali për fëmijë do të ketë një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë dhe do të kushtojë 531 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda tre muajve.
ATSH
/Shqiptarja.com