Mitrovicë, shpërthim në
ndërtesën e qeverisë së Kosovës

Mitrovicë, shpërthim në<br />ndërtesën e qeverisë së Kosovës
MITROVICË-Disa persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hedhur një mjet shpëthyes në ndërtesën e qeverisë së Kosovës të inauguruar pak para vitit të ri në Mitrovicën e veriut.
 
Sipas mediave kosovare, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, si thyrje të xhamave të ndërtesës, por fatmirësisht nuk ka pasur rë lënduar.
 
Kjo ndërtesë raportojnë mediat kosovare, është sulmuar menjëherë pas inaugurimit të saj nga ministrija për dialog Edita Tahiri.

Mediat serbe këtë objekt e paraqesin si hotel me emrin “Sasha”.
 
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës