PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/ -Në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbajtur nën drejtimin e kryetarit të komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka dënuar veprimet joligjore të drejtuesve të komunës së re në veri të qytetit, të cilët kanë filluar punimet për shndërrimin në shëtitore të rrugëve kryesore në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Sipas komunikatës së dërguar, në takim, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e Komunës, të FSK-së, të KFOR-it, të shoqërisë civile, komuniteteve dhe përfaqësues të medieve, situata e përgjithshme në komunë pas këtyre veprimeve antiligjore të drejtuesve të veriut të Mitrovicës u vlerësua si mjaft e tensionuar, me tendencë të përkeqësimit të mëtejshëm.
Anëtarët e KKSB-së kërkuan njëzëri që organet e rendit dhe sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare, të ndërmarrin para së gjithash masat e duhura për parandalimin e konflikteve të mundshme dhe më pastaj me vendosmëri të evitojnë shkaqet e gjendjes së krijuar, e që janë ndërprerja e punimeve të paligjshme dhe largimi i tërësishëm i barrikadave.
Po ashtu, nga faktorët e lartpërmendur u kërkua që krahas kësaj të shtojnë masat e sigurisë në gjithë qytetin, e posaçërisht në mjediset e banuara me popullatë të përzierë, me qëllim që të parandalohen incidentet eventuale dhe të krijojnë kushte për lëvizje e qarkullim të lirë për të gjithë qytetarët.
Edhe përfaqësuesit e partive politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës jugore, kanë diskutuar në një takim të ftuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, situatën politike e të sigurisë në komunë, të krijuar pas provokimit të drejtuesve serbë të Komunës së re në veri të Mitrovicës, të cilët në orët e paradites kanë filluar prishjen e udhëkryqit kryesor të rrugëve në cepin verior të lumit Ibër, për të ndërtuar kinse një shëtitore.
Përfaqësuesit e partive politike, PDK, LDK, VV, AKR, AAK dhe PD, vlerësuan njëzëri se ky veprim i drejtuesve serbë në veri të qytetit është një veprim antiligjor i drejtuar kundër paqes dhe sigurisë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim destabilizimin e situatës së përgjithshme dhe përkeqësimin e mëtutjeshëm të raporteve ndëretnike dhe ndërnjerëzore në veriun e vendit.
Përfaqësuesit e partive politike njëzëri vlerësuan se mosveprimi i duhur dhe me kohë i organeve të rendit dhe sigurisë, i institucioneve qendrore dhe i atyre ndërkombëtare, ka inkurajuar drejtuesit ekstremistë serbë që të vazhdojnë me veprimet e tyre kundërligjore dhe kundërnjerëzore, me të cilat pengojnë lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike.
Në takim u tha se vendosja e barrikadave nëpër rrugë, e sidomos e asaj mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, janë akte qyqare të njerëzve që nuk duan paqe e stabilitet, por duan ngritje tensionesh dhe konflikte me qëllim që të realizojnë synimet e tyre antinjerëzore dhe antiligjore. Mirëpo, u tha në takim, kulmi i provokimeve ishte ai i sotmi, kur filloi prishja e udhëkryqit kryesor të dy rrugëve që me shekuj kanë ekzistuar dhe kanë mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, pa marrë parasysh zhvillimet gjatë historisë.
Ata njëzëri konstatuan se zhgënjimi dhe shqetësimi i qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike, është jashtëzakonisht i madh dhe kërkesat e tyre janë të qarta, që të veprohet me vendosmëri në kthimin e normalitetit. Duke pasur mirëkuptim për zhgënjimet dhe shqetësimet e qytetarëve, përfaqësuesit e partive politike, kërkojnë nga ata që të jenë të matur, të vëmendshëm dhe të kenë durim, në mënyrë që me veprimet e tyre eventuale të mos i kontribuojnë përkeqësimit dhe eskalimit të gjendjes.
Në fund, përfaqësuesit e partive politike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse për siguri dhe rend, si dhe nga ato ndërkombëtare, që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes, për ndërprerjen e menjëherëshme të punimeve, largimin e të gjitha barrikadave dhe kthimin e gjendjes normale mbi urë dhe në të gjitha rrugët tjera, në mënyrë që të mundësohet lëvizja dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave.
Po ashtu, përfaqësuesit e partive politike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të merr masa ligjore ndaj zyrtarëve të shtetit serb, të cilët po hyjnë ilegalisht në Kosovë dhe me veprimet e tyre antiligjore po e destabilizojnë situatën politike dhe të sigurisë, si dhe t'ua ndalojë atyre hyrjen në Republikën e Kosovës. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com