/ATSH/.- Seanca në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti kundër Oliver Ivanoviç dhe katër serbëve të tjerë, të dyshuar për vepra të rënda penale ndaj popullatës shqiptare të kryera mes datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, do të vazhdojë sot, ndërsa dëshmitar do të paraqitet Gani Xhaka.
Në gjykimin e djeshëm kundër Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviqit, para trupit gjykues të EULEX-it dëshmoi Shaip Canhasi.
Ai rrëfeu se natën në fjalë ka qenë në banesën e tij bashkë me bashkëshorten dhe një polic të UNMIK-ut nga Jordania, kur 6 deri në 8 persona kanë hyrë me dhunë dhe kanë vrarë gruan duke shkrepur dy plumba mbi të.
Sipas tij, personat që kanë thyer derën dhe kanë kryer vrasjen, nuk kanë qenë me uniformë, por civilë./KosovaPress/
/Shqiptarja.com