/ATSH/ - Qindra qytetarë serbë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Serbisë kanë festuar deri në orët e vona të mëngjesit të së mërkurës Vitin e Ri ortodoks në sheshin 'Shumadija' në veri të Mitrovicës.
Përveç muzikës dhe fishekzjarreve ka pasur edhe të shtëna armësh gjatë natës, të cilat kanë shqetësuar banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të kësaj pjese.
Ata kanë thënë për Kosovapress se këto veprime bëhen me qëllim të frikësimit të popullatës, prandaj kanë kërkuar që strukturat përgjegjëse të shtojnë masat e sigurisë në këtë pjesë të qytetit.
Pritja e Vitit të Ri ortodoks është organizuar nga komuna paralele në veri të Mitrovicës, ndërsa kanë marrë pjesë edhe ansamble dhe këngëtarë nga Serbia. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti konfirmoi për KosovaPress se ka patur të shtëna armësh , por gjithçka ka zgjatur deri në orën e para të mëngjesit pas mesnatës dhe se nuk është shënuar ndonjë incident.
/Shqiptarja.com