Ditën e sotme në parlamentin grek pritet të votohet projektligji për shtrirjen e ujërave territoriale në 12 milje detare në detin Jon.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, gjatë seancës parlamentare ka mbajtur një fjalim të “fortë” për sa i përket çështjes së ditës.
Ai gjatë fjalimit tha se Greqia po zgjerohet përsëri për herë të parë pas vitit 1947, duke theksuar se pas zgjerimit të ujërave territoriale në detin Jon në 12 milje, vendi mund të bëjë të njëjtën gjë në Kretë dhe në vende të tjera.
“Greqia po zgjerohet përsëri me 10%, por jo duke shkelur të drejtat e shteteve të tjera, përkundrazi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare private. Zgjerimi do të vazhdojë në Kretë dhe në vende të tjera.”, tha Mitsotakis.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri i dërgoi edhe një mesazh të gjithë atyre të cilët janë munduar të privojnë këtë të drejtë absolute të Greqisë për zgjerim.
“Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt. “, është shprehur Mitsotakis.
Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti.
Ky vendim i Greqisë solli një sërë reagimesh në Shqipëri nga eksponentë të opozitës, të cilët e kanë konsideruar si një përmbushje të axhendës greke në dëm të Shqipërisë.
Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, që të shkohet në një gjykatë ndërkombëtare.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama takim me të rinjtë në Vlorë: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ja dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat me BE gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
‘Na bëhet qejfi që të shohim se punojnë dhe të dielën këta’/ Rama shkëmben batuta me vlonjatin: E hodhe helmin hë
23 Mars, 16:04
-
FOTOLAJM/ 'Kujt s’ja gjetën vlonjatët', dhurata që surprizoi Ramën sot në Vlorë... një buf kënete
23 Mars, 14:58
-
Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
23 Mars, 14:22
-
FOTOLAJM/Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pasaportën e BE-së
23 Mars, 14:09
-
‘Kërkesat për investim janë rritur’/ Rama për aeroportin e Vlorës: Nuk keni parë gjë akoma, projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit do rrisë ndjeshëm të ardhurat
23 Mars, 13:28
-
Takimi i Ramës me 100 të rinj demokratë, FRPD: Nuk na njollosin disa individë që për arsye personale janë joshur për t'u bashkuar me 'bandën' tënde
23 Mars, 12:34
-
“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin
23 Mars, 11:31
-
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi (VIDEO)
23 Mars, 10:56
-
Ndreu: Hotelet që s’kanë stacione, s’do vendosin shezlongë! Kryeministri ma përmend shpesh ‘njollën e policit’
23 Mars, 10:42
-
'Bëni hile, fund informalitetit në turizëm në 2026'! Rama 'dush të ftohtë' operatorëve në Vlorë: Deklaroni netët e fjetjes, nëse s'doni inspektorët te dera! Ja plani (VIDEO)
23 Mars, 10:33
-
Rama e mbyll takimin e Vlorës me batuta: Damiani është kokëfortë, nuk është dakord me mua
23 Mars, 10:18