GREQI-Ditën e sotme në parlamentin grek Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur në lidhje me situatën aktuale pandemike.
Ai në fjalimin e tij i parapriu javëve të vështira që presim qytetarët grek dhe i siguroi për mbështetjen ekonomike të tyre duke pasur parasysh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhemi.
“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Ato janë gjithashtu të vështira për bashkëqytetarët tanë që punojnë, të cilët po përballen me pasoja ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne thamë që posaçërisht për nëntorin do të dyfishojmë kompensimin në punën e paguar dhe do ta sjellim atë në 800 euro . Ne do të mbështesim familjet më të rrezikuara,” theksoi ai
Mitsotakis tha se me fillimin e vitit të ri do të qarkullojë vaksina dhe shpreson se viti 2021 do të jetë “viti i rifillimit”
“Sot nuk ecim pa drejtim. Ne nuk e dimë kur do të arrijmë majën, por ne e shohim atë dhe kjo është vaksina. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari.
“Mbase tani që po përballemi me ditët më të vështira të errëta, do të kapërcejmë vështirësitë dhe do të dalim fitimtarë me sa më pak lëndime, në mënyrë që në vitin 2021 “të jetë viti i rifillimit” përfundoi kryeministri.