Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën

Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën

“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në Beograd më 12 shkurt.

“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë. Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE-së”, shtoi ai.

Kryeministri grek po ashtu theksoi se ka parë përparim në raportet mes Athinës dhe Beogradit. Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Serbisë është zgjeruar në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet infrastrukturore dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet t’i përdorim fondet evropiane që janë të dedikuara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia dhe Greqia gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës”.

“Besoj se edhe në të ardhmen do të jetë njëjtë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia “është e vendosur” që të vazhdojë rrugën evropiane dhe falënderojë Greqinë për mbështetjen në këtë drejtim. Vuçiç tha se me Mitsotakis ka biseduar për energjinë, përkatësisht për naftësjellësit, gazsjellësit, blerjen e gazit, burimet e energjisë së ripërtërishme, por edhe se si kompanitë greke mund të ndihmojnë që Serbia të ndërtojë këto kapacitete.

Ata po ashtu kanë biseduar për infrastrukturën dhe transportin, për modernizmin e rrugës dhe hekurudhës nga Beogradi në Selanik dhe lidhjen e Serbisë me portet greke./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/02/2024 04:12

    Dhe nuk presim te ndryshoni ndonjehere.

    Përgjigju
  • Tuco: 12/02/2024 23:36

    Shpjegojani Rames partneritetin Strategjik. Keta Jane partneret strategjik! Edhe Albos se kur e fton Micua shkon me vrape.

    Përgjigju
  • Loni: 12/02/2024 22:16

    Po jeni ty dy plera mos pafshim hajer popuj plera

    Përgjigju
    • Or tej: 12/02/2024 23:52

      Ne jemi me te zinj se ata or teeeejjjjj

  • Blenard: 12/02/2024 18:45

    aleanca historike e vjedhjeve te territoreve arberore ja keto jan fytyrat e ketyre dyve jan trashur me territore arberore e tani ne na urrejn normale perderisa ne kemi krimbin brenda vazhdoni silluni si elefante

    Përgjigju
  • Siejdkdj: 12/02/2024 18:18

    Greku me serbin kan patur gjithmonë qëndrime antishqiptare gjatë gjithë historisë! Greku gjen çdo pretekst për të na bllokuar dhe bullizuar në arenën evropiane kurse serbi dihet që që kur zbriti në Ballkan vetëm ka derdhur gjak, ka masakruar dhe shkatrruar gjithçka! Kjo urrejtja e tyre i bashkon kundra nesh, jan rrac e poshtër

    Përgjigju
  • Arqile: 12/02/2024 16:04

    Po për Shqipërinë në BE pse ndryshove qëndrim apo kështu ju ka instruktuar Putini?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar