Mitsotakis në Himarë/ Beleri në Report Tv: Vizitë historike, s’kishte ndodhur kurrë më parë! I mirëpritur edhe Rama

TIRANË- Kryetari i OMONIA-s, Fredi Beleri e ka konsideruar zi një vizitë historike ardhjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Në një intervistë në Report Tv , në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Beleri tha se është hera e parë që një kryeministër grek viziton Himarës.

“Vjen për të vizituar bashkëbisedimet e vet, do urojmë njëri tjetrit për Kritshlindjet, do themi problematikat tonë, është vizitë historike për Himarën, se është hera e parë që një kryeministër e viziton Himarën. Vizita do të jetë një ditore.  Nuk e di nëse do jetë Rama në Himarë apo jo, po të vijë është i mirëpritur do ishte i mirëpritur. Ne e mirëpresim Mitsotakis, e kishte bërë premtim para 2 vitesh, është një gjë e mirë”, tha Beleri.

Ai është ndalur dhe ka treguar edhe për problematikët që has minoriteti grek në vendin tonë.

“Problemi kryesor është problemi i pronës, u është marrë himarjotëve para shumë vitesh, dhe nuk është zgjidhur dhe qeveria ka një axhendë tjetër. Problemi tjetër që është zbatimi i ligjit për minoritet”, tha Beleri.

kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të vijë në Shqipëri më datë 22 dhjetor dhe do të ndalet në një vizitë në jug të vendit, më konkretisht në Himarë, Finiq dhe Dropull.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim