SHKODER - 20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është ai autori i vrasjes së 2 turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve nën kërcënimin e armës në fshatin Lotaj.

Sipas tij  pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve. 

Policia ka mundur të arrestojë rreth orës 16:00 të së dielës dy ditë pas vrasjes së turistëve çek në një aksion të nisur nga mbrëmja e së shtunës, autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makinës së tyre. 20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit u kap në një banesë dy kateshe ne fshatin Grude e Re ku rreth 350 forca te policise lokale, FNSH-se, RENEA-s e njesite snajper e kishin lokalizuar.

Sipas policisë, Mjecaj është personi i cili i ka marrë jetën turistëve çek Michael Svatos dhe Anna Kasinoves. Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, - thote policia, - përmes gjurmëve qe i riu ka lene në brendësi të makinës, por edhe armes se krimit me te cilen qelloi pas koke turistet. Dyshohet se jane gjurmet e gjakut dhe te gishterinjve qe policia ka gjetur ne fuoristraden e çekeve qe kane "fundosur" autorin e ri në moshe. 

Edhe pse 20 vjeç Mjecaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010 ku u dënua me 4 vite burg, por për shkak të kohës së paraburgimit kreu vetëm 3, duke dalë në vitin 2013 nga burgu. Por ai është dënuar sërish për vjedhje në vitin 2014, duke dalë nga burgu rreth fundit të muajit prill 2015.

Ora 18:18 Mjecaj pranon vrasjen:I qëllova se tentuan të më marrin kallashin
20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është ai autori i vrasjes së 2 turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve nën kërcënimin e armës në fshatin Lotaj.

Sipas tij  pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve. 



16:40 Tahiri: Sokol Mjacaj duhet të ishte ende në burg
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka përshëndetur arrestimin e autorit të vrasjes së dy turistëve çekë në Dukagjik dy ditë më parë. Tahiri, në një status në “Facebook” falënderon punonjësit e Policisë së Shtetit dhe banorët e Dukagjinit për këtë realizimin e operacionit në kohë rekord. Por, ana tjetër Tahiri akuzon dhe drejtësinë duke thënë se Sokol Mjacaj duhet të ishte ende në burg.

“Faleminderit policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”, shprehet Tahiri.

Ora 16:35 Çako: Vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët, turistët nga sot më të sigurt
Pas arrestimi të 20-vjeçarit Majcja, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako u shpreh se do të vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse autori i vrasjes së dy turistëve çekë ka pasur bashkëpunëtorë.

“Kemi arritur kapjen e autorit të vrasjes barbare të dy turistëve çek. Falënderoj banorët e zonës së Grudës së Re që na erdhën në ndihmë dhe krijuan kushte për izolimin tij. Falënderoj efektivët e policisë që për 48 orë pa pushim kanë krehur gjithë zonën.”­ tha Çako.

Më tej ndërsa shprehu ngushëllime familjeve të dy turistëve të vrarë ai theksoi se do ketë shtim të masave policore në zonën ku ndodhi ngjarja duke garantuar kështu një siguri më të madhe për turistët e banorët.
 
I përcjell ngushëllimet e mia familjarëve të dy viktimave. Siguroj shtetasit e huaj dhe shqiptarë që duan të vizitojnë zonën se do jenë më të sigurt tani e tutje dhe duke na bërë më të përgjegjshëm për të kontrolluar dhe t’ju vëmë në dispozicion gjithë shërbimet e nevojshme. Kjo është faza e parë jemi duke hetuar çdo lidhje të ngushtë të tij. Do jemi më të përqendruar dhe do sigurojmë gjithçka është e nevojshme jo vetëm për zonën e Dukagjinit.”­ u shpreh Çako.


 
Por ai nuk la pa shtuar edhe se do të hetohen arsyet se përse 20­vjeçari gjendej i lirë pas vrasjes së një fëmije. “Jemi duke analizuar në mënyrë të detajuar edhe arsyet se përse ky kriminel i lindur gjendet jashtë edhe pas kryerjes së një tjetër krimi po kaq makabër, sepse ka qenë edhe më parë i dënuar për grabitje me pasojë vrasjen e një fëmije.”­ u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit.


Ora 16:15 Autori 20-vjecar mberrin ne komisariatin e Shkodres



Ora 15:54 Kapet autori brënda një shtëpie në Grudën e Re, kërkoi garanci për jetën

A1 Report siguron pamjet e aksionit te gjate te nisur nga mbremja e djeshme ne fshatin Grude e Re ku policia ka mundur te arrestoje 20-vjecarin Sokol Mjacaj. 

Mësohet se para se të dilte nga vendi ku ishte fshehur 20-vjeçari ka kërkuar garacni nga ana e efektivëve të policisë që të mos e vrisnin dhe as të mos ushtronin dhunë ndaj tij. 




Ora 15:00 Negociatorët thirrje për tu dorëzuar, autori asnjë reagim
Njësia negociatore e RENEA-s i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet autorit i cili dyshohet se ndodhet brenda një banese në fshatin Grudë e Re, por asnjë reagim nuk ka ardhur nga ana e të riut.
 
Ende nuk është konfirmuar nëse autori është i armatosur, por nëse 20-vjeçari ka armë dhe qëllon ndaj policisë, atëherë reagimi i uniformave blu do të jetë i pashmangshëm. 

Ora 14:25 Ja fotot e autorit

Sokol Mjacaj
sokol mjacaj

( Në foto autori i dyshuar i vrasjes Sokol Mjacaj )

Ora 14:20 Video ekskluzive - Aksioni i Policise per kapjen e autorit
Televizioni A1 Report sjell pamjet ekskluzive të aksionit të policisë për kapjen e të riut. Gazetari ynë Elvis Nabolli ka ndjekur nga afër ndërhyrjen e policisë në shkollën e fshatit Grudë e re, vendi i parë ky u dyshuar se fshihej i riu.

Më tej, rreth 350 forca të policisë, të FNSH-së, RENEA dhe njësi snajper kanë rrethuar të gjithë zonën për të mundësuar kapjen e autorit. Operacioni është përqendruar në një banesë ku dyshohet se po fshihet Sokol Mjacaj. Sipas raportimit nga gazetari Elvis Nabolli, banesa ka një oborr të madh mjaft të pyllëzuar.

Operacionin nga terreni po e udhëheqin Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy drejtuesit e lartë të policisë për Rendin dhe Krimin në Policinë e Shtetit Ardian Cipa dhe Altin Qato.