"Mjaft": Presidenti jo riciklim
i figuravë të njollosura

i figuravë të njollosura">
TIRANE- Procesi i zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri sot është kthyer në një tender ku po bëhen përpjekje për të ricikluar ose figura të njollosura ose figura zyrtarësh me dëshmi paaftësie për të mbështetur konsesusin.
Lëvizja "Mjaft" ka zgjedhur selinë para Presidencës për të kundërshtuar procesin për zgjedhjen e kreut të lartë të shtetit dhe ku lakohen emra që sipas kësaj lëvizje janë ose riciklim personazhesh të njollosura duke përmendur këtu Ilir Metën apo Fatos Nanon, ose figura që nuk mbështetin konsesusin duke përmendur Jozefina Topallin.

Lëvizja "Mjaft" shpreh shqetësim se nga ky proces nuk po respektohet roli demokratik i institucioneve.

" Në Shqipërinë ku të gjitha palët flasin ditë e natë për korrupsionin nuk është e pranueshme që të gjitha palët që flasin për korrupsionin, të përfshihen në këtë aferë të madhe korruptive, përfshi këtu edhe ata që e miratojnë në heshtje", u shprehën përfaqësues të lëvizjes "Mjaft".(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5