Mjeda, një histori dashurie
me një grua nga Kodheli
Por Ndre Mjeda ka edhe një histori dashurie me një grua kur ishte në Nënshat. Për këtë histori pata dëgjuar nga mësues shkodranë që shërbenin në Dajç të Zadrimës, në mes të cilëve miku im, Hysen Karagjozi, që e kishte mësuar këtë nga burime të besuara.
Por Ndre Mjeda ka edhe një histori dashurie me një grua kur ishte në Nënshat. Për këtë histori pata dëgjuar nga mësues shkodranë që shërbenin në Dajç të Zadrimës, në mes të cilëve miku im, Hysen Karagjozi, që e kishte mësuar këtë nga burime të besuara. Në atë kohë shërbeja mësues në Barbullush dhe kisha kontakte me bashkëkohës që tregonin për një raport sentimental të Ndre Mjeëds me një grua në Kodhel. Në se kjo është e vërtetë mbetet të pranohet fakti se poeti kishte edhe një profil pak të njohur të poetit, profil njerëzor. Më vonë mësova se kishte dhe raporte dhe dokumente që provonin këtë histori sentimentale të poetit tonë të madh.
Emzot Jakë Serreqi, sapo u emërua Ipeshkëv i Sapës, filloi fushatën e sulmeve ndaj Ndre Mjedës, që e kishin zanafillen në përplasjet për alfabetin në mes të dy shoqërive “Bashkimi” dhe “Agimi”. Ai shkruan letra konfidenciale në Vatikan, ku sulmon Ndre Mjedën sepse nuk ka bërë betimin gjatë kohës katërvjecare që ka shërbyer në dioqezën e Sapës, si edhe që ai ka një lidhje me një grua nga Kodheli. Në letrën e tij të 14 dhjetorit 1905, drejtuar në Romë, Serreqi sulmon Ndre Mjedën që nuk ka bërë betimin për të qenë i lidhur medioqezën e Sapës dhe se nuk i bindet urdhërave të tij. (Arkivi i Prpoganda Fides, Romë, Rubrica 109/v. 1907, fq. 392, Indica-Rubrica, nr. 11, v. 1907, vol. 400, N.S., fl. 486-487. Emzot Jakë Serreqi i shkruan kradinalit të Propagandës, Gottit, Nënshat, më 14 dhjetor 1905). Kurse në letrën e 4 shkurtit 1906, vazhdon sulmet ndaj Ndre Mjedës duke e akuzuar për imoralitet: “Përveç gjithë këtyre, duhet të shtoj se udhëheqja morale e priftit Andrea Mjeda mundet të ketë pikëpamje mjaft të zeza.
Ndërkaq, prej kësaj, sjellja morale pati një fakt, që kur unë gjendesha famullitar i Shkodrës, të them të vërtetën, nuk isha i prirur për ta besuar, duke e quajtur gjë të pamundur. Me hidhërimin tim më të madh, pra tani që gjendesha këtu, më është dashur të vërtetoj se sjellja e tij është skandaloze për praktikën e keqe që mban me një grua të martuar në famullinë e Kodhelit, për të cilin dy vite më parë, ai ishte administrator. Atëhere njoftimet e shekullarëve dhe të priftërinjve të ndryshëm, nuk kanë pasur prova bindëse për këtë praktikë të keqe të priftit Andrea Mjeda me atë grua dhe as për disa atentate imorale drejtuar personave të ndryshëm.” (Arkivi i Prpoganda Fides, Romë, Rubrica 109/v. 1907, fq. 392, Indica-Rubrica, nr. 11, v. 1907, vol. 400, N.S., fl. 489, 490, 491. Emzot Jakë Serreqi I shkruan kradinalit të Propagandës, Gottit, Nënshat, më 4 shkurt 1906).
Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15