Mjedisi ekonomik i vështirë, bie
për herë të parë shitja e IPhone-ve

Mjedisi ekonomik i vështirë, bie<br />për herë të parë shitja e IPhone-ve
Apple ka raportuar rritjen më të ngadalshme në shitjen e iPhoneve, që nga lançimi i produktit në vitin 2007 dhe ka paralajmëruar se shitja do të ulet për herë të parë në këtë vit.

Gjiganti amerikan i teknologjisë ka shitur 74.8 milionë iPhone në tremujorin e parë, krahasuar me 74.5 milionë, një vit më parë. 

Apple ka thënë se të ardhurat për tremujorin e ardhshëm do të jenë midis 50 dhe 53 miliardë dollarë, çfarë do të thotë më pak se 58 miliardë dollarë, të raportuar për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shitjet e iPhoneve përbëjnë 68 përqind të të ardhurave të kompanisë për periudhën e caktuar.

Shefi financiar i Apple, Luca Maestri, ka thënë se kompania është duke vepruar në një mjedis shumë të vështirë makroekonomik. Ai ka fajësuar pjesërisht forcimin e dollarit amerikan për shitjet e ngadalshme.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi