Mjedisi, Koka: Ndalojmë prerjen
e pyjeve, moratorim 10-vjeça

Mjedisi, Koka: Ndalojmë prerjen<br />e pyjeve, moratorim 10-vjeça
Prerja masive e pyjeve ka bërë që Ministria e Mjedisit të propozojë një memorandum për ndalimin e prerjes për 10 vjet. Ka qenë Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ka prezantuar nismën që pritet t’i propozohet Parlamentit dhe konsiston në ndalimin e prerjes së pyjeve.

“Ne do të prezantojmë ligjin e pyjeve që konsiston në dy gjëra shumë të rëndësishme: Nga njëra anë do të kërkojmë një moratorium për rreth 10 vjet të prerjes së pyjeve me qëllim fitimi dhe nga ana tjetër do të kalojmë pyjet 100% në menaxhim të pushtet vendor”, - u shpreh Koka gjatë një aktiviteti ku prezantoi aplikacionin që do t’i shërbejë  qytetarëve për të denoncuar abuzime të ndryshme ndaj mjedisit.

Ministri i Mjedisit ka pranuar se prerja e pyjeve ekziston prandaj po merren masa për ndryshime ligjore. Këto masa parashikojnë që prerja e pyjeve të konsiderohet krim dhe pritet që të dënohet me burg.

“Pavarësisht punës sonë, realiteti tregon se ne vazhdojmë të kemi prerje pyjesh, ne vazhdojmë të kemi qytetarë të papërgjegjshëm që me mënyrat më të ndryshme ndotin qytetin, ne vazhdojmë të kemi aktivitete të cilat kanë një ndikim negativ në mjedis ndaj ne shpejt do të paraqesim në Parlamentin Shqiptar amendime të kodit penal, për parashikimin e një sërë veprash të tjera që konsiderohen krim mjedisor”, - u shpreh ministri Lefter Koka.

Aplikacioni
Aplikacioni “Mjedisi im” u mundëson të gjithë qytetarëve që të denoncojnë prerjen e pyjeve, dëmtimine  mjedisit dhe çdo vepër tjetër që bëhet për shkatërrimin e zonave ku jetojmë. Aplikacioni “Mjedisi im”, sipas Ministrisë së Mjedisit synon inkurajimin e pjesëmarrjes më të lartë të publikut në mbrojtjen e pasurive natyrore, një reagim në kohë reale ndaj çdo akti në dëm të mjedisit si dhe uljen  e ndjeshme të korrupsionit duke rritur transparencën dhe kontrollin.

Ministri i Mjedisit theksoi se parandalimi i degradimit mjedisor dhe abuzimeve është sfida dhe detyra kryesore e Ministrisë së Mjedisit  ndaj ai u bëri  thirrje qytetarëve që të raportojnë në këtë aplikacion me qëllim ruajtjen e mjedisit. “Do të dëshiroja shumë që qytetarët shqiptarë ta përdorin sa më shumë këtë aplikacion, të mund të komunikojnë me Ministrinë e Mjedisit sa më shumë. 

Detyra jonë funksionale është që të ruajmë mjedisin shiqptar në të githa komponentët e tij dhe nëse mund të bëjmë pjesë edhe qytetarët shqiptarë në këtë aksion të madh unë ju garantoj që brenda këtij mandati do të mund të bëjmë jo vetëm ato cfarë kemi premtuar në fillim të mandatit tonë, por shumë më shumë se aq”, - Lefter Koka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën